Bujanoc – Sipas urdhrit të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Vetëqeverisjes Lokale, në bazë të së cilës po zbatohet procedura e emërtimit të rrugëve në vendet ku nuk kanë pasur emra deri më tani, duke u zbatuar në të gjithë Serbinë, Në Bujanoc, emërtimin për herë të parë duhet të marrin rreth 250 rrugë, tha kryetari i Komisionit Komunal për emërtimin e rrugëve Selami Mustafa.

Mustafa deklaroi se numri më i madh i rrugëve do të emërohen për herë të parë në qytetin e Bujanocit72 prej tyre, dhe pastaj në Tërnoc të Madh, ku emrat duhet të marrin gjithsej 55 rrugë.
"Këto rrugë nuk kanë pasur emra dhe adresa e banorëve të tyre ishte B. B. Deri tani, në komunën e Bujanocit, vetëm qyteti i Bujanocit ka pasur emrat e rrugëve, ndërsa në të gjitha vendet e tjera nuk kishte emra të rrugëve” tha Mustafa.
Ai tha se vetëqeverisja lokale në zgjedhjen e emrave të rrugëve u konsultua me kryetarët e bashkësive lokale të cilëve iu dha detyra për të biseduar me banorët në lidhje me këtë çështje dhe të paraqesin propozime për emrat e rrugëve në vendet e tyre.
"Deri tani, nuk kemi marrë ndonjë propozim nga përfaqësuesit e bashkësive lokale. Nuk pres probleme rreth propozimit për emrat e rrugëve sepse të gjithë e dinë se duhet të jenë propozime që do të jenë të pranueshme për Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe vetëqeverisjen lokale, "tha Mustafa.
Sipas tij, ekziston një "listë pozitive e emrave të rrugëve" që është dorezuar komisionit komunal nga ministria përkatëse me emra për të cilat është e sigurtë se ato do të pranohen.
“ Ne kemi marrë këtë listë, por nga emrat shqiptarë është vetëm emri i aktorit të Bekim Fehmiu dhe është e sigurt që shqiptarët për emrat e rrugëve në vendet ku ata jetojnë do të propozojnë emra në lidhje me historinë dhe kulturën shqiptare ", tha Mustafa.
Sipas tij, çfarë emra do të marrin rrugët në Bujanoc por edhe në të gjitha vendet përreth do të vendose dhe Këshilli Komunal për Marrëdhënie Ndëretnike të cilët duhet të japin mendimin e tyre por edhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve i cili ka të drejtë në komunat ku gjuha shqipe është në përdorim zyrtar.
Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues