Vranjë – Përmes ndihmës së Programit të Progresit Europian në Serbi ka filluar projekti “Koha për gratë e suksseshme”, i cili projekt merret me zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.
Vranjë – Përmes ndihmës së Programit të Progresit Europian në Serbi ka filluar projekti “Koha për gratë e suksseshme”, i cili projekt merret me zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.
Takimi i parë informative mbi procesin e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për fillimin e bizneseve të grave është mbajtur në Vrajë.
Qëllimi i këtij takimi informativ është njoftimi i ndërmarrësve të ardhshme dhe përfaqësueve të insitucioneve relevante me të gjitha fazat dhe hapat e nevojshëm – nga paraqitja, përmes pjesëmarrjes në ftesën publike dhe deri tek fitimi i mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit të femrave.
Të gjitha kandidatet e interesuara kanë marrë informacionet rreth procesit i cili fillon me paraqitjen në programin e trajnues, në kuadër të të cilit do të arrijnë dituritë themelore për krijimin e planeve biznesore.
Pas kësaj kandidatet do të mund t’i dërgojnë propozimet projekteve dhe të konkurojnë në ftesën publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme.
Në takim është prezentuar edhe Shoqata e Grave Afariste nga Vraja, si dhe gratë afariste të cilat me suksses kanë filluar bizniset e pavarura përmes ndihmës finansiare të mjeteve të pakthyeshme të ndara përmes programit të mëparshëm trevjeçar të Progresit Europian.
Burimi: Ok Radio dhe Trupi Koordinues