Në kuadër të aktiviteve të programit zhvillimor të PROGRES-it Europian, të cilat kanë për qëllim rritjen e konkurencës së ekonomive lokale janë shpallur dy ftesa publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për çertifikimin dhe ri-çertifikimin e stadardit të kualitetit ndërkombëtar, si edhe për projektet mbrojtëse të treguesve të prejardhjes gjeografike. Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës ka ndarë gjithsej 177.000 euro ndihmë për më sëpaku 33 projekte. Ftesa publike do të jetë e hapur deri më 23 tetor 2015.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkursin për standarde kanë të gjitha kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe kooperativat bujqësore, ndërsa në ftesën për mbrojtjen e treguesit të prejardhjes gjeografike mund të paraqiten organizatat e qytetarëve dhe insitucioneve, si dhe personat fizik dhe juridik, në territorin e 34 komunave të përfshira në program, të cilët prodhojnë artikuj të cilët bartin emrin e mjediseve gjeografike në të cilën prodhohen.
„Në procesin e zhvillimin e konkurencës secila vetqeverisje lokale duhet të marrë parasysh specifikat e kësaj komue dhe në përputhje me këtë të definoj strategjitë dhe aktivitet e përshtatshme lokale. Në lidhje me këto plane programi me këtë atkivitet do të ofroj ndihmë bartësve të konkurencave lokale të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme”, tha Olivera Kostiq, udhëheqëse e sektorit për konkurencë në kuadër të programit të PROGRES-it Europian.
Programi do të siguroj ndihmë teknike për prezantimin e standardeve të kualitetit ndërkombëtar në më sëpaku 30 kompani të vogla dhe të mesme, përkatësisht kooperativave bujqësore, ndërsa projektet të cilët i përkasin marrjes së treguesve të prejardhjes gjeografike do të ndihmojnë më së paku tri prodhime të reja bujqësore nga mjediset e cekura do të fitojnë treguesin mbrojtës të prejardhjes ose treguesin mbrojtës gjeografik.
Projektet do të zgjidhen në bazë të relevancës së tyre dhe ardhura të pritura. PROGRES-i Europian nuk do të ndajë mjete të pakthyeshme në të holla, por në vlerën e miratuar do t`i ofrohet ndihmë teknike për prezantimin apo ri-çertifikimin e standardeve të cekura dhe mbrojtjen e preardhjes gjeografike. Zbatimi i aktiviteteve në kuadër të secilit projekt të zgjedhur do të zgjasë jo më shumë se 18 muaj për mbrotjen e prejardhjes gjeografike dhe 15 muaj për prezantimin e standardeve.
Në mënyrë që t`i ofroheni kushteve të konkursit, PROGRES-i Europian prej datën 15 deri 25 shtator do të mbaj pesë sesione informative në jugperendim dhe juglindje të Serbisë edhe atë: Vranjë (15 shtator), Leskoc (16 shtator), Novi Pazar (17 shtator), Prijepole (18 shtator) dhe Aleksincë (25 shtator).
Për më shumë informacione mbi këtë ftesë, dokumentacionin aplikues dhe informacione shtesë rreth mbajtjes së info-sesioneve mund t`i merrni në ueb faqen e PROGRES-it Europian: http://www.europeanprogres.org/pozivi/sr/.
Burimi: PROGRES-i Europian dhe Trupi Koordinues