Delegacioni i Shërbimit të Trupit Koordinues i Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka vizituar fshatrat e përmbytura në Levosojë dhe Osllarë të Bujanocit, me këtë rast të rrezikuarëve i kanë ofruar ndihmë emergjente duke iu dorëzuar gjëra elementare për jetë dhe bombola të gazit.

Fshatarëve ju kanë dorëzuar 60 litra qumësht, 36 ballona nga 5 litra ujë, 60 kilogram bukë, 50 copë jogurta dhe 80 bombola të gazit.
Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues Daniella Nenadiq, tha se shërbimi i KT-së do të bëjë ç’është e mundur për t’ia lehtësuar qytetarëve gjendjen e tanishme dhe se përfaqësuesit e Trupit Koordinues rregullisht do të jenë në kontakt me banorët dhe shërbimet kompetente.
Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, tha se Trupi Koordinues sëbashku me organet kompetente shtetërore do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të ndihmuar në riparimin e dëmit.
Në teren kanë dalur anëtarët e ekipeve shpëtimtare të zjarrfikësve, policia dhe ushtria e Republikës së Serbisë, si dhe shërbimet komunale nga Bujanoci, të cilat kanë dhënë të gjitha makineritë e nevojshme për të riparuar shtratin e lumit Moravica.
Banorët janë evakuuar nga shtëpitë e përmbytura, dëmet materiale ende nuk janë vlerësuar dhe pritet që kjo të bëhet në dy ditët e ardhshme.
Deri te përmbytjet ka ardhur për shkak të reshjeve të tepërta, për shkak të mos pastrimit të shtratit të lumit Moravica dhe daljes së tij nga shtrati.
Burimi: Trupi Koordinues