Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyqjen e përfaqësuesve shqipëtarë, më 15 prill 2009, në Beograd është mbajtur seanca e parë e përbërjes së ngushtë të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Seanca është kryesuar nga ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues Milan Markoviq si dhe zëvendësit të tijë kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyqjen e përfaqësuesve shqipëtarë, më 15 prill 2009, në Beograd është mbajtur seanca e parë e përbërjes së ngushtë të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Seanca është kryesuar nga ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues Milan Markoviq si dhe zëvendësit të tijë kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Në përbërjen e ngushtë të Trupit Koordinues marrin pjesë edhe deputeti popullorë Riza Halimi, nënkryetarët e Trupit Dejan Jovanoviq, Dushan Spasojeviq dhe Sima Gazikaloviq, kryetarët e komunave të Preshevës dhe Medvegjës, Nadër Sadiku dhe Sllobodan Drashkoviq, kryetarët e kuvendeve të komunave si dhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Gjurgjeviq. Në takim është miratuar Rregullorja e punës së Trupit Koordinues, është marrë vendimi për përbërjen e grupeve punuese si dhe është diskutuar rreth përcaktimit të projekteve prioritare në këto tri komuna, projekte të cilat do të finansohen nga buxheti i Trupit koordinues.