Bujanoc, Beograd – Ministri i ndërtimtarisë, transportit dhe infrastrukturës Tomislav Momiroviq bisedoi me kryetarin e Bujanocit Nagip Arifi rreth ndërtimit të një rrjeti kanalizimesh në këtë komunë të rëndësishme në Serbinë e Jugut, si pjesë e projektit "Serbia e Pastër", njoftoi Ministria e ndërtimtarisë.

Ministri Momirović theksoi se komuna e Bujanocit është një nga 65 komunat në Serbi që hynë në programin "Serbia e Pastër", dhe kështu hapi mundësinë e aplikimit për fonde që do të investojnë në rregullimin e ujërave të ndotura dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve.
"Një investim prej 31 milion euro është planifikuar për komunën e Bujanocit, i cili do të mbulojë ndërtimin e 50 km të rrjetit të kanalizimit dhe impianteve të trajtimit të ujërave të zeza për 40,000 banorë," tha Ministri Momiroviq.
Kryetari i komunës, Nagip Arifi, u shpreh i kënaqur me takimin me Ministrin Momirović,me cka krijohen kushte për punë të përbashkët në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të komunës së Bujanovcit, si qendër e rëndësishme e komunikimit dhe shoqërisë në Serbinë e Jugut, njoftoi Ministria.
Ministri Momirović na kujton se kohët e fundit është nënshkruar marrëveshja tregtare me drejtorin e korporatës kineze të ndërtimit CRBC për projektimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së kanalizimeve dhe ekzekutimin e punimeve në ndërtimin e infrastrukturës për asgjësimin e mbetjeve të ngurta komunale në Sërbi.
Me kontratat do të mundësohet hartimin dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, rrjeteve të ujërave të zeza dhe stacioneve të pompimit në 65 qeveri lokale në 73 vendndodhje, si dhe rehabilitimin ose ndërtimin e deponive rajonale në gjashtë lokacione.
Burimi: Tanjug, Danas, Dnevnik dhe Trupi koordinues