Beograd – Me vendim të ministrit të mbrojtjes Bratisllav Gashiq, në vitin e ardhshëm shkollor 2015/2016, përsëri do të hapet arsimimi i mesëm profesional i nënoficerëve të Ushtrisë së Serbisë, 20 vite pas pushimit së Shkollës së Mesme Ushtarake Profesionale, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Në shkollimin e rregullt katërvjeçar, në drejtimin e “Forcave Ushtarake Ajrore dhe Mbrojtjes Kundër Ajrore”, do të regjistrohen klasa e 46 me 30 nxënës. Pas mbarimit të Shkollës së Mesme Ushtarake Profesionale, ata do të pranohen në Ushtrinë e Serbisë në cilësinë e nënoficerëve profesional, në gradën eprorit të gardës, qëndron në njoftim.
Viteve të fundit gradat e para të eprorëve i marrin të gjithë ushtarët profesional pas shkollimit profesional në Qendrën për Trajnim dhe Përsosjes së nënoficerëve, thuhet në komunikatë. Megjithatë, është treguar mënyrë e atillë e trajnimit të nënoficerëve nuk mund të sigurohet plotësim adekuat dhe vazhdueshëm i shërbimit teknik dhe ajëror.
Konkursi për pranimin dhe seleksionimin e kandidatëve do të shpallet më 1 gusht, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues