MILLORAD VELOVIQ: SHTETIT I DUHET XHANDARMËRIA

  • In Lajme
  • 29. July 2013.
  • 25 Views
MILLORAD VELOVIQ: SHTETIT I DUHET XHANDARMËRIA

Bujanoc / Preshevë – Drejtori i Policisë Millorad Veloviq në kuadër të vizitës në zonën e sigurisë tokësore sot ka qëndruar në jug të Sërbis, për tu njohur me punën dhe cilësinë e kryerjes së detyrave të anëtarëve të xhandarmërisë…

Bujanoc / Preshevë – Drejtori i Policisë Millorad Veloviq në kuadër të vizitës në zonën e sigurisë tokësore sot ka qëndruar në jug të Sërbis, për tu njohur me punën dhe cilësinë e kryerjes së detyrave të anëtarëve të xhandarmërisë.Xhandarmëria është njësia e cila I nevojitet shtetit e veqanërisht këtu në zonën e sigurisë tokësore ajo ka detyrë për të ndihmuar njerëzit dhe për t'i mbrojtur ata, "tha Drejtori i Policisë Veloviq, duke shtuar se politika nuk duhet të përzihet në punët e xhandarmërisë.

Nëse e lejojmë këtë atëher nga puna profesionale ska asgjë.Policia është ambasadori më I mirë I shtetit para qytetarëve të saj dhe për këtë arsyje situata në jug të Sërbisë është stabile dhe ne nuk presim asnjë problem këtu,tha Veloviq.

Qëndrimi dy ditorë në zonën e sigurisë tokësore drejtori i policisë sërbe Millorad Veloviq filloi vizitën në bazën e xhandarmërisë në fshatin Ristovc afër Vranjës dhe pastaj vizitoi pikën e kalimit kufitar të integruar në Koncul afër Bujanovcit dhe fshatin Miratoc në Preshevë,që vizitën ta përfundonte në bazën Kozjak,në punktin e xhandarmërisë i cili është më jugor në Sërbi.

Burimi: Jugmedia

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака