MILLKOVIQ: DO TA ZGJIDHIM PROBLEMIN E QENËVE ENDACAK

  • In Lajme
  • 7. October 2015.
  • 13 Views
MILLKOVIQ: DO TA ZGJIDHIM PROBLEMIN E QENËVE ENDACAK

Bujanoc – Në Bujanoc qenët endacak janë problem serioz me të cilin vetqeverisja lokale duhet tw mirret mw me seriozitet.

Bujanoc – Në Bujanoc qenët endacak janë problem serioz me të cilin vetqeverisja lokale duhet tw mirret mw me seriozitet.

Miodrag Millkoviq, drejtor i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, kompetencë e të cilit është ky problem, pranon konstatimin se qenë në rrugë ka më shumë se më herët dhe arsyeton se përçka është kështu.

Millkoviq thotë se vetqeverisja lokale dhe Stacioni Veterinarik çdo vit pas definimit të problemit, me kontratë përcaktojnë masën, karakterin dhe çmimin e mbrojtjes së qytetarëve nga qenët endacak.

„Këtë vit me kontratën është vonuar nga ne për arsye të paditura. E kemi nënshkruar që në muajin qershor, kështu që kemi humbur gjysmën e parë të vitit. Tani kjo punë është në vazhdë, ndërsa në tre muajt e kaluar kemi trajtuar 321 qen endacak“, thotë drejtori i Stacionit Veterinarik.

Millkoviq sqaron se me trajtim nënkuptojm kapjen e qenëve endacak, sterelizimin e tyre, shërimin në azilin për qen dhe kthimin në vendin ku janë kapur.

Në kontratën vetqeverisjes lokale është precizuar se për çmimin prej dy milion dinarëve, Stacioni Veterinarik deri në fund të vitit do të trajtoj gjithsej 500 qenë endacak, përkatësisht edhe 179. Dhe çka pastaj?

 “Po, ky është problem që zgjatë, ndërsa secila vetqeverisje lokale sillet në mënyrën e saj. Ne verën e kaluar kemi paraqitur njw rast dhe policia në fshatin Luçan ka zënë veturën nga Vraja, e cila kishte qenë me shumë qen endacak, ndërsa sigurisht që qëllimi i tyre ka qenë që atë kope të na lë neve, aty afër në fushën e Moravicës”, ka thën Millkoviq duke shtuar se në Bujanoc ky problem do të zvogëlohet po nëse vetqeverisja lokale dhe Stacioni Veterinarik të bashkëpunojn më shumë në interesin e sigurisë së qytetarëve.

Burimi: Bujanovaçke Vesti  dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака