MEDVEGJË: NDALOHET PUNA PËR FRIZERËT,SALLONET E BUKURIS DHE KLUBET E FITNESIT

  • In Lajme
  • 8. April 2020.
  • 17 Views
MEDVEGJË: NDALOHET PUNA PËR FRIZERËT,SALLONET E BUKURIS DHE KLUBET E FITNESIT

Medvegjë – Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Medvegjës informon qytetarët dhe subjektet afariste që nën dekretin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për masat e zbatuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme…

Medvegjë – Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Medvegjës informon qytetarët dhe subjektet afariste që nën dekretin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për masat e zbatuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme I ndalohet puna frizerëve dhe  salloneve të kozmetikës, pedikyr, manikyr,klubet e fitnesit, banja turke,sauna , banja me avull, masazh dhe shërbime të tjera të kujdesit, mirëmbajtja dhe zbukurimi i fytyrës dhe trupit në të cilin natyra e veprimtarisë është e tillë që kërkon kontakt të ngushtë ndërmjet ofruesit dhe përdoruesit të shërbimit, duke rritur kështu rrezikun e transmetimit të sëmundjes infektive Covid-19.

Kufizimi i orarit të punës me klientët në dyqanet me pakicë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet sipas parimit të mëposhtëm:

Nga e hëna deri të premten, nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 15.

Të Shtunave: Për qytetarët mbi moshën 65 vjeç nga 4 e mëngjesit deri në 7 të mëngjesit dhe për qytetarët e tjerë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12.

të dielën nuk punohet

Funksionimi i qendrave logjistike dhe lehtësirave të furnizimit mund të kryhet gjatë gjithë ditës, në përputhje me procedurat që specifikojnë lëvizjen e personave dhe urdhrave të veçantë të punës për punonjësit.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака