Medvegjë – Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës, i dha mirënjohje shkrimtarit dhe piktorit të famshëm serb, Predrag Baja Lukoviq, i cili me piktuën "Portreti i një sekreti" tregoi se fytyra e Mona Lizës është në të vërtetë autoportreti i autorit Leonard da Vinçi.

Lukoviq është nga fshati Gajtan në komunën e Medvegjës. Ai punon dhe jeton në Beograd, dhe ai fitoi famë botërore në vitin 1982, kur deshifroi kryeveprën e Da Vinçit me imazhin e tij dhe pastaj u shfaqën ekspozita në galeritë e huaja dhe ato vendore.
Arsiq mysafirit nga Beograd i dorëzoi mirënjohjen për bashkëpunim të suksesshëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në qytetin e tij, si dhe për kontributin në zhvillimin e kulturës në komunën e Medvegjës.
"Është një nder i veçantë kur Medvegjën tonë është një artist i tillë i madh që ka fituar famë me punën e vlefshme dhe talent të jashtëzakonshëm artistik. Dëshmi për këtë është edhe çmimi për medaljen e argjendtë për meritat në art të cilat Ju dorëzuan nga Presidentit të Republikës së Serbisë në Ditën e Shtetësisë", tha Arsiq në atë rast.
Në një intervistë me Arsiq, Bajo Lukoviç ka premtuar se do të organizojë ekspozitën në Qendrën e Kulturës në Medvegjë, ku do të ekspozohen veprat e tij të artit, si edhe punimet e vajzës së tij Natasa Lukoviq, e diplomuar në artin figurativ.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues