Medvegjë- Me vendimin mbi financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve në fushën e sportit në këtë vit, janë ndarë mjete për klubet sportive nga territori i komunës së Medvegjës.
Medvegjë– Me vendimin mbi financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve në fushën e sportit në këtë vit, janë ndarë mjete për klubet sportive nga territori i komunës së Medvegjës.
Në bazë të Rregullores mbi kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve për financimin e shoqatave sportive, dhe Ftesës Publike të shpallur për financim të projekteve në fushën e sportit në vitin 2018, mjetet janë ndarë këtyre organizatave: KF “Jabllanica”, KB “Jabllanica”, Klubit Karatesë “Jabllanica”, Aikido Klubit “Jabllanica”, Klubit të Shahut “Jabllanica e Epërme”, Organizatës Sportive “Slodbodan Stil” dhe Organizatës Sportive të komunës së Medvegjës.
Kontratat mbi realizimin e programit në mes komunës dhe shoqatave sportive është nënshkruar në kabinetin e kryetarit të komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.
„Për dallim nga viti i kaluar, kur për sport janë ndarë 6 milionë dinarë, këtë vit janë ndarë mjete në vlerë prej 10 milionë dinarëve, shumë e cila është dyfishuar. Dëshira jonë si vetqeverisje lokale për të rinjët i mbajmë dhe që t`i përfshijmë në të gjitha sferat e jetës kulturore dhe sportive”, tha Arsiq.
Sipas fjalëve të tij, në këto klube për më shumë 90 përqind të fëmijëve të kësaj komune dhe i vjen mirë që theks të veçant i kushtohet kategorisë së të rinjëve.
„Nëse ata nuk i angazhojmë në sport, përmes aktiviteteve shkollore apo përmes organizatave sportive, do t`ia humbim shprehitë e shëndetshme të tyre dhe pastaj do të jetë vështirë t`i largojmë nga rruga dhe nga sendet tjera të këqija”, tha Arsiq.
Në takimin e përbashkët është dakorduar edhe shoqërimi me klubet sportive një herë në muaj, në të cilën do të shtjellohen të gjitha problemet dhe do të shikohet raportet e punës së klubeve nga periudha e kaluar.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues