Qendra Rinore e qytetit Idrija (Slloveni) ka hapur një ftesë për vullnetarizëm afatgjatë (9 muaj), brenda programit të "Forcës së Solidaritetit Evropian"!
Qendra Rinore e qytetit Idrija (Slloveni) ka hapur një ftesë për vullnetarizëm afatgjatë (9 muaj), brenda programit të "Forcës së Solidaritetit Evropian"!
Aktivitetet kryesore të projektit kanë të bëjnë me vizitorët e hosteleve të të rinjve, një klub rinor mobil (një furgon i përdorur nga stafi dhe vullnetarët e qendrës rinore për të vizituar të rinjtë në të gjitha pjesët e qytetit, përfshirë të rinjtë me aftësi të kufizuara) dhe punën e të rinjve në rrugë.
Nëse jeni duke punuar me punë rinore ose me të rinjët, dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të mësoni më shumë rreth mjeteve dhe metodave të qasjes, nëse jeni të interesuar të promovoni turizmin lokal dhe të punoni me grupe vizitorësh – atëherë kjo është mundësia e duhur për ju! Projekti fillon në prill dhe përfundon në dhjetor 2020, ndërsa afati i aplikimit skadon në 16 shkurt 2020.
Info pakot mbi informacionet e nevojshme janë të qasura në https://www.for9a.com/en/opportunity/Volunteering-Opportunity-from-European-Solidarity-Corps-in-Slovenia-to-Empower-Youth, ndërsa nëse janë ju nevojiten informacionet shtesë dhe përkrhaj lirisht na dërgoni mail në vcv.ltv@gmail.com.
Burimi: Qendra e Vullnetarëve të Vojvodinës dhe Trupi Koordinues