Medvegjë – Kryetari i Federatës së Gjyetisë së Serbisë, Dragan Shormaz, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rrethit të Gjyetisë së Jabllanicës, e cila është mbajtur në Banjë të Sijarinës.
Medvegjë – Kryetari i Federatës së Gjyetisë së Serbisë, Dragan Shormaz, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rrethit të Gjyetisë së Jabllanicës, e cila është mbajtur në Banjë të Sijarinës.
Në mbledhje të Këshillit kanë marrë pjesë kryetarët e shoqatave të gjyetisë nga Medvegja, Bojniku, Cërna Trava, Vllasotinca, Leskoci dhe komunat tjera të cilat i takojnë këtij rajoni të gjyetisë. Nikoqir i mbledhjes ka qenë shoqata e gjyetisë nga Medvegja, ndërsa përveç kryetarit të shoqatës Milleta Gikiqit, në mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.
Në mbledhje është biseduar edhe për përkahjen e ndryshimeve të regullativës egzistuese ligjore, e cila vështirëson punën e shoqatave të qytetarëve dhe e cila i përket Ligjit mbi Kafshët e Egëra dhe Gjyetisë dhe Ligjin mbi Armë dhe Municion. Gjyetarët kanë përkrahur aktivitetet e Federatës së Gjyetisë së Serbisë, në mënyrë që të përdoruesit përgjegjshëm dhe legal të armëve janë dëmtuar panevoj gjatë ri-regjistrimit dhe blerjes së armëve të reja. Është folur edhe rreth formimit të federatës rajonale të gjyetisë, por edhe njëzëri është konkluduar që gjyetarëve për tani nuk iu është e nevojshme, por që shoqata rreth kësaj do të marrë vendim kur ky propozim t`i dërgohet zyrtarisht. Gjyetarët e Rrethit të Gjyetisë së Jabllanicës presin që zgjidhjet e reja në Ligjin mbi Kafshët e Egëra dhe Gjyetisë do të avansojnë gjyetinë si veprimtari e cila nuk e ka merituar që të jetë në margjinat shoqërore.
Rrethi i Gjyetisë së Jabllanicës është i pasur me terren e bukura të të pasura të cilat janë të ndarë në dymbëdhjetë vende për gjahë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 250 mijë hektarëve. Për këto terrene është përgjegjëse shoqata e gjyetisë së rrethit. Në territorin e rrethit egzistojnë edhe tri vende të posaçme për gjahë nën mbikqyrjen e KP “Serbijašume“ (Pyjet e Serbisë).
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues