Beograd 10. 09. 2009. Që prej kyqjes së përfaqësuesve shqipëtarë në punën e Trupit Koordinues, në takimin e tretë të Kryesisë së Trupit morën pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë si dhe përfaqësuesit e OSBE-së, Ministrisë së Drejtësisë si dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave kombëtare.

Në atmosferën konstruktive është biseduar për temat aktuale politike dhe ekonomike për Serbinë jugore. Kryesia posaqërisht ka biseduar për pyetjet nga sfera e arsimit, për formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, problemet nga sfera e mediave si dhe pëp problemet nga sfera e drejtësisë.
Kryetari i Trupit Koordinues dhe minister i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, paralajmëroi edhe hapjen e zyres së mbrojtjtësit republikan të qytetarëve në Bunjanoc dhe Preshevë.
Ndihmësministri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare Petar Antiq u ka paraqitur anëtarëve të kryesisë dispozitat e Ligjit për këshillat nacionale të pakicave kombëtare dhe paralajmëroi takimin në Bujanoc në të cilin të gjithë përfaqësuesve politik të Shqipëtarëve nga Serbia jugore do t’u përgjigjet në pyetjet në lidhje me ligjin e ri i cili definon formimin e këshillave nacionale.
Ndihmësja e ministreshës së drejtësisë Mira Tadiq i informoi anëtarët e kryesisë mbi situatën e cila ka të bëjë me zgjedhjen e gjyqëtarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.