MASA TË REJA TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË TË MIRATUARA MË 15 PRILL 2020

  • In Lajme
  • 16. April 2020.
  • 14 Views
MASA TË REJA TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË TË MIRATUARA MË 15 PRILL 2020

Beograd-Për festat e Pashkëve ndalimi i lëvizjes o të zgjasë nga e premtja, 17 prill 2020 nga ora 17 deri të martën, me datë 21 prill në ora 5. Kjo do të thotë se do të jetë ora policore më i gjatë me plotë 84 orë.

Prindërit me fëmijë që vuajnë nga autizmi lejohen të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes  , nga ora 17:00 deri  në ora 20 gjatë ditëve të punës , dhe nga ora 15 deri në ora 20 të shtunën dhe të dielën.

Orari i punës i dyqaneve dhe i supermarketeve për festat e Pashkëve në vitin 2020 janë diktuar nga rregulloret e Qeverisë së Republikës së Serbisë në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme.

Në përputhje me rekomandimet e  Odës Ekonomike të Serbisë , për të parandaluar krijimin e turmave të mëdha nëpër dyqane, dyqanet do të hapen nga ora    7 deri në ora 16 të mërkurën dhe të enjten me 15 dhe 16 Prill, 2020, dhe nga ora 8 deri në ora 16 të premten, 17 Prill 2020.

Qytetarët mbi moshën 65 vjeç mund të dalin për blerje nëpër shitore të premten me 17.prill 2020 nga ora 4 deri në ora 7.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se që nga java e ardhshme qytetarët mbi moshën 65 vjeç do të jenë në gjendje të dalin jashtë tre here në javë, maksimumi gjysmë ore dhe 300 metra larg shtëpisë.

Burimi: danubeogradu.rs dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака