Shefët e ekipeve negociuese të Beogradit dhe Prishtinës, Borisllav Stefanoviq dhe Edita Tahiri kanë njoftuar se parimisht kanë rënë dakord rreth pranimit të diplomave të shkollave dhe univerziteteve dhe se marrëveshja rreth kësaj çështje me siguri do të arrihet në rundën e ardhshme të negociatave , në fund të korrikut.

Marrveshja bazë përfshinë çertifikimin e diplomave për të cilat do të ishte përgjegjëse një organizatë e caktuar ndërkombtare apo institucion akademik i cili do të ishte neutral dhe të cilën Beogradi dhe Prishtina me marrëveshje do ta caktonin.
Në këtë çështje shqiptarët nga jugu i Sërbisë insistojnë tash e shumë vite , pasi që, sipas të dhënave të tyre, çdo vit nga Presheva dhe Bujanoci në Universitetin e Prishtinës regjistrohen rreth 160 deri në 200 studentë.