Medvegjë – Qeveria e Republikës së Serbisë me vendim të kuvendit e ka shpallur malin Radan si Park Nacional. Prezantimi publik rreth malit Radan është mbajtur në prani të përfaqësuesve të vetqeverisjeve lokale të Medvegjës, Lebanit dhe Bojnikut.
Medvegjë – Qeveria e Republikës së Serbisë me vendim të kuvendit e ka shpallur malin Radan si Park Nacional. Prezantimi publik rreth malit Radan është mbajtur në prani të përfaqësuesve të vetqeverisjeve lokale të Medvegjës, Lebanit dhe Bojnikut.
Nikoqir i prezantimit ka qenë shefi i administratës pyllore të komunës së Lebanit, Novica Stevanoviq, si përfaqësues i tri komunave, Medvegjë, Leban dhe Bojnik, në të cilat shtrihet ky mal.
Sipas llollojshmërisë së tij gjeologjike dhe bilologjike, mali Radan është fusha e cila meriton statusin e shembullit reprezantativ në territorin e Serbisë. Ky vendim mundëson mbrojtjen habitatave malore dhe ruajtjen e faunës së egër, si edhe të mirat e paluajtshme kulturore. Është mbrojtur një hapësirë prej 466 km2. Në kuadër të Parkut të natyrës Radan ndodhet edhe lapidari natyrës – Qyteti i Djallit, i cili është shënuar si potenciali botëror turistik, dhe në të ardhmen e afërt do të marrë statusin e gjeoparkut.
Për menaxhimin e fushës mbrotjëse është propozuar kompania “Serbiashume”, ndërsa në plan është edhe formimi i shërbimit të rojes në malin Radan.
Hapi i dytë është zhvillimi i turizmit në malin Radan, përkatësisht bashkëpunimi me Organizatat Turistike të komunave në të cilat hapësira gjendet mali, si edhe përfshirja e parkut në haratat turistike, përmes broshurave dhe fllajerave të organizatave turistike të komunave Medvegjë, Leban dhe Bojnik.
Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.
Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues