LETËR E MINISTRIT MILAN MARKOVIQ DREJTUAR QYTETARËVE TË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

  • In Lajme
  • 8. March 2010.
  • 5 Views

Në fundë të shkurtit të vitit 2010, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bunajoc dhe Medvegjë, ka paraqitur raportin të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës rreth aktiviteteve të Trupit Koordinues për vitin e kaluar. Raporti u është dërguar në adresat e të gjithë qytetarëve në të tri gjuhët, në serbisht, shqip dhe në gjuhën rome.

Në fundë të shkurtit të vitit 2010, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bunajoc dhe Medvegjë, ka paraqitur raportin të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës rreth aktiviteteve të Trupit Koordinues për vitin e kaluar. Raporti u është dërguar në adresat e të gjithë qytetarëve në të tri gjuhët, në serbisht, shqip dhe në gjuhën rome.

Duke i potencuar sukseset e arritura në vitin 2009, ministri Markoviq përsëri përmendi kyqjen e sërishme të përfaqësuesve Shqipëtarë në Trupin Koordinues, pastaj hapjen e paraleleve të shkollave të larta të fakultetit Juridik dhe Ekonomik të univezitetit të Nishit në Medvegjë me ndihmën e ministrisë së Arsimit, USAID-it dhe OSBE-së si dhe investimin e mbi 300.000.000 dinarëve në projektet infrastrukturore për përforcimin e ekonomisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në këtë tekst gjithashtu potencohet: ,,Për herë të parë nga formimi i sajë, Trupi Koordinues vitin e kaluar ka siguruar mjete për projekte rinore, shoqëri civile si dhe ndihmë për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë. Për këto qëllime kemi investuar më tepër se 18 milionë dinarë. Trupi Koordinues të gjithë nxënësit e klasëve të para të cilët vijojnë mësimin në vitin shkollorë 2009/2010 në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u ka dhuruar qanta si dhe mjete shkollore. Kemi ndarë bursa për 152 nxënës të shkollave të mesme-58 nga Presheva, 55 nga Bujanoci si dhe 39 nga Medvegja. Bursistët kanë vizituar Beogradin ku kanë pasur rastin të takohen me kryetarin Boris Tadiq, në Kuvendin Republikan të Serbisë me kryetarën Slavica Gjukiq Dejanoviq si dhe Kuvendin e qyetit të Beogradit. Gjatë vizitës në Pallatën Srbija që është organizuar për nderë të nxënësve, me këtë rastë kanë marrë dhuratë nga Banka e Serbisë dhe Telekomi. Me sponzorimin nga ana e Trupit Koordinues, vogëlushët nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja kanë pasur rastin të përcjellin çfaqjet teatrale ,,Aventuarat e Petar Panit’’ dhe ,,Peqa dhe ujku’’ ndërsa një grup prej 14 nxënësish shqipëtarë, serbë dhe romë të shkollave të mesme kanë përgatitur çfaqjen ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ për të cilën vetë e kanë shkruar tekstin mbi jetën e tyre në Serbinë jugore duke aktruar secili në gjuhën e tyre amtare’’.

Nga aktivitetet e Trupit Koordinues, ministri Markoviq në letrën e tijë drejtuar qytetarëve ka potencuar projektin ,,Forcimi i kapaciteteve për zhvillim inkluziv në Serbinë jugore’’, projektin ,,Promovimi mbi ruajtjen e paqes në Serbinë jugore’’ dhe ,, Ditët e Ombudspersonit’’ në Serbinë jugore, me të cilin është paralajmëruar hapja e zyres. Kjo do të jetë zyrja e parë e ombudspersonit e cila do të hapet jasht Beogradit.

Kjo është hera e dytë që kryetari i Trupit Koordinues qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u drejtohet individualisht me letër. Pas emërimit për kryetarë të Trupit koordinues në shtatorë të vitit 2008, ministri Milan Markoviq gjithashtu në atë kohë me letër të hapur Ju ka paraqitur qytetarëve qëllimet dhe planet e Trupit Koordinues.

Letrën drejtuar qytetarëve mundë ta merrni në webfaqen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në:  www.kt.gov.rs

Писмо министра Милана Маковића грађанима општина Прешево, Бујановац и Медвеђа

Minister Milan Markovic’s Letter to Citizens of the Municipalities of Presevo, Bujanovac and Medvedja

Letër e ministrit Milan Markoviq dërguar qytetarëve të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Lil katar o ministro Milan Markovic e manušendje Preševo, Bujanovac thaj Medvedja

Погледајте још

Најновије

Архива чланака