09.06.2026.

Archives




  • 8. gusht 2010. – Marrë nga „Politika“0

    KEMI NEVOJ PËR FAKULTET NE BUJANOC
    Zgjidhja e disa problemeve të mëdha nga sfera e arsimit është prioritet i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve i cili këto ditë është regjistruar në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Për kryetarë të parë të këtij trupi është emëruar Galip Beqiri nga Partija për Veprim Demokratik, parti e cila në zgjedhjet e 6 qershorit ka fituar 24 nga 29 vendet në këtë këshill. Beqiri deklaroi se pret që Këshilli Nacional punën e sajë me kapacitet të plotë ta fillojë në muajin shtatorë kur edhe pret mjetet e para finansiare nga buxheti i Serbisë. Në ndërkohë, do të mundohen që të zgjidhin problemin e strehimit, për arsye se ndërtesa të cilën u ka dhënë komuna Bujanocit duhet renovuar.

    READ MORE
  • KONKURS PËR PUNIME LETRARE DHE PIKTURË ME TEMËN ,,BUJANOCI NË SYTË E MI’’0

    Qendra për tolerancë dhe integrim të jugut të Serbisë, në kuadër të projektit ,,Unë e dua Bujanocin’’, i përkrahur  nga Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shpallur konkurs për punime letrare dhe pikturë me temën ,,Bujanoci në sytë e mi’’.

    READ MORE
  • 3.8.2010.0

    HUNGAREZËT NDIHMOJNË KËSHILLIN NACIONAL SHQIPËTARË

    Gjatë vizitës së javës së kaluar të ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Svetozar Çipliqit Këshillit Nacional të Hungarezëve, përpos bisedimeve mbi finansimin e këtyre këshillave, ka erdhur edhe deri tek marrëveshja për dhënien e ndihmës Këshillit Nacional të Shqipëtarëve. Ministri Çipliq dhe kryetari i Këshillit Nacional të Hungarezëve Tamash Korhec kanë rënë dakord rreth ndihmës që përfaqësuesit Hungarez do t’i japin Shqipëtarëve të Serbisë jugore që sa më lehtë ,,të ngrisin në këmbë’’ këshillin e tyre të sapoformuar. Tamash Korceg për ,,Dnevnik’’ deklaroi se kjo inisiativë  ka rrjedhë nga ana e ministir Çipliq.

    READ MORE
  • 02.08.2010.0

    REGJISTRIMI I KËSHILLIT NACIONAL TË SHQIPËTARËVE

    Në Këshilln Nacional të Shqipëtarëve presin që në fillim të kësajë jave t’i arrijë vendimi mbi regjistrimin në regjistrin e Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, me ç’rast Këshilli do të njihet si subjekt juridik.

    READ MORE
  • 27 korrik 20100

    Dragin dorëzon 15 tonelatë miell Kryqit të Kuq në Bujanocit

    Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Sasha Dragin, do t’i dorëzojë nesër Kryqit të Kuq të Bujanocit donacion 15 tonelatë miell, kanë paralajmëruar nga kjo ministri.

    READ MORE
  • 27 korrik 2010. – Marrë nga Tanjugu0

    Përvjetori i zgjedhjeve të para të lira në Serbinë jugore

    Vranjë, 27 Korrik 2010.  – Në ditën e sotme, në vitin 2002, në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë mbajtur zgjedhjet e para demokratike pas përfundimit të luftës me Ligjin e ri të atëhershëm mbi pushtetin lokal.

    READ MORE
  • 26.7.20100

    PESË MILIONË PËR SEBINË JUGORE

    Mbretëria Daneze, shtetit tonë do t’i dhurojë pesë milionë euro dedikuara për zhvillimin e bujqësisë për Serbinë jugore për regjionin e Jabllanicës, Nishavës, Pçinjës dhe regjionit të Topllicës, në bazë të Marrëveshjes të bashkëpunimit zhvillimorë të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të Mbretërisë Daneze, dokument të cilin të premten e nënshkruan ministresha i finansave të Qeverisë së Serbisë Diana Dragutinoviq…

    READ MORE
  • 24.7.2010.0

    DA: SERBIJA JUGORE STABILE

    Zëvendëskryeministri dhe njëherit minister i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq deklaroi se ,,Situata në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pas publikimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën është stabile.

    READ MORE
  • 24.7.20100

    VARFËRIA

    Qeveria gjermane dhe komunat Aleksinac, Bujanoci, Piroti dhe Presheva kanë investuar 956.200 euro në zvogëlimin e varfërisë në këtë pjesë të Serbisë.

    READ MORE
  • SHKOLLA E FUTBOLLIT NË MEDVEGJË

    SHKOLLA E FUTBOLLIT NË MEDVEGJË0

    Klubi futbollistik ,,Jabllanica’’ me mbështetjen e Trupit koordinuers të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka themeluar shkollën e futbollit në të cilën marrin pjesë të rinjët nga komuna e Medvegjës. Që nga formimi i shkollës së futbollit, në prill të vitit 2010, KF,, Jabllanica’’ dhe frekuentuesit e sajë kanë pasur katër ndeshje miqësore dhe kanë marrë pjesë në një turnir. Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara KF ,,Jabllanica’’ ka pasur suksese të shkëlqyeshme.

    READ MORE
  • 22.07.20100

    Kryetari i këshillit Nacional të Shqipëtarëve Galip Beqiri deklaroi se mbledhja konstituive e këshillit Nacional të Shqipëtarëve do të mbahet të shtunën më 24 korrik të vitit 2010 në Bujanoc ku do të përfshihen përfaqësuesit Shqipëtarët nga Bujanoca, Presheva dhe Medvegja.

    READ MORE
  • AKSIONI RRUGORË NË BUJANOC

    AKSIONI RRUGORË NË BUJANOC0

    Në suaza të programit ,,Unë e dua Bujanocin’’, program i cili prkrahet nga Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 19 korrik Qendra për tolerancë dhe integrim nga Serba jugore ka organizuar aksionin rrugorë katërorësh ku grupi i aktivistëve multietnik qytetarëve të Bujanocit u ka shpërndarë broshura me të cilat inkurajohet rinia në promovimin e komunës së tyre. Broshurat janë të shtypura në të tri gjuhët: Serbe, Shqipe dhe në gjuhën Rome.

    READ MORE