09.06.2026.

Archives




  • 24.shtator 2010.0

    Delegacioni i afaristëve nga Turqia ka vizituar Vranjën dhe regjionin e Pçinjës

    Vranjë – Afaristët nga Turqia janë të interesuar për investime në Serbinë jugore, është thënë gjatë vizitës së delegacionit të afaristëve në Vranjë. Delegacioni nga Turqia i udhëhequr nga kryetari i odës ekonomike të Stambollit Fikret Tanriverdi ka biseduar me afaristët nga Serbija jugore.

    READ MORE
  • 24. shtator, 2010.0

    NË RRETHINËN E BUJANOCIT 400 TONELATË DUHAN

    Bujanoc – Në rrethinën e Bujanocit mblidhen fletat e fundit të mbjelljes së sivjetme të duhanit. Janë mbledhë më tepër se 400 tonelatë duhan. Sipas vlerësimeve të para, kualiteti i duhanit është shunmë i lartë, shumë më i mirë se sa vitin e kaluar. Në rretinën e Bujanocit edhe këtë vitë, sikurse  edhe në disa vitet e kaluara, mbjellet duhani fletëshkurtër i llojit ,,prilep’’ dhe ,,jaka’’.

    READ MORE
  • 23.9.2010.0

    ARSIMI NË GJUHËN SHQIPE

    VRANJË – Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq deklaroi se deri në fundin e mandatit të Qeverisë së Serbisë do të zgjidhen problemet e arsimit të Shqipëtarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në gjuhën e tyre.

    READ MORE
  • 23. shtator 2010.0

    PROJEKTI „QYTETARËT AKTIV“

    Beograd – Ministresha për rini dhe sport Snezhana Samarxhiq Markoviq dhe drejtori i këshillit Britanik Endrew Glas nesër do të nënshkruajnë memorandumin mbi bashkëpunimin në projektin ,,Qytetarët aktiv”. Me atë rastë do të nënshkruhet edhe memorandumi mbi bashkëpunimin e këshillit Britanik me 13 qytete  dhe komuna, të cilat në tri vitet e ardhshme do të marrin pjesë në këtë projekt. Në  mes të qyteteve dhe komunave të cilat dë të nënshkruajnë këtë projekt janë Ivanjica, Klladova, Knjazhevci, Krushevci, Llajkovci, Novi Pazari, Priboji dhe Presheva, thuhet në komunikatë.

    READ MORE
  • LENI GJURMË

    LENI GJURMË0

    „Forumi rinorë për edukatën e Romëve’’ nga Bujanoci në suaza të projektit ,,Leni gjurmë’’ i cili mbështetet nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të shtunën më 18.09 ka mbajtur njërën ndër katër aksionet e planfikuara.

    READ MORE
  • NË MËNYRË SOLEMNE HAPET QENDRA E RIPARUAR E PRESHEVËS

    NË MËNYRË SOLEMNE HAPET QENDRA E RIPARUAR E PRESHEVËS0

    Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq, ministri pa portofol Sulejman Uglanin dhe këshillëtari i lartë i drejtorit të misionit të OSBE-së në Serbi Art Flanagan dje kanë bërë hapjen solemne të qendrës së riparuar të Preshevës në të cilën janë investuar 43 milionë dinarë.

    READ MORE
  • Takimi I grupit të posaqëm Punues për arsim të lartë

    Takimi I grupit të posaqëm Punues për arsim të lartë0

    Të hënën më 20.09.2010. Shërbimi i Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka organizuar takimin e Grupit të posaqëm për shkollim të lartë në jug të Serbisë.

    READ MORE
  • 16.9.2010.0

    11. Polifonia BITEF

    “Arti dhe teatri – komunitete për jetë” është emërtimi i BITEF polifonisë së 11-të, program përcjellës i BITEF – it, të cilin sot në ora 12:00 e hap projekti i teatrit Mimart “Llimes” në entin e kulturës “Parobrod”. Theksi i polifonisë së sivjetme është në punëtoritë e hapura dhe në prezantimet interaktive.

    READ MORE
  • Thirrje për media: 17. shtatorë 2010.0

    KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES MILAN MARKOVIQ NË MËNYRË SOLEMNE HAP QENDRËN E RIPARUAR  TË QYTETIT TË PRESHEVËS

    Ministri i pushtetit lokal e njëherit kryetarë i Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq të hënën më 20 shtatorë në ora 12.00 do të bëjë hapjen solemne të qendrës së riparuar të Preshevës.

    READ MORE
  • 14.9.2010.0

    OMBUDSMANI NË JUG TË SERBISË

    Zyrja e mbrojtësit të qytetarëve për jugun e Serbisë punon me të gjitha forcat dhe se ka arritur rezultate të konsiderueshme. Zyrja e mbrojtësit të qytetarëve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është hapur më 28 qershorë të vitit 2010. Në këtë zyre janë të punësuar dy zyrtarë, Maja Zlatkoviq dhe Bekim Ajdini.

    READ MORE
  • 11.9.2010.0

    MILAN MARKOVIQ MINISTËR I PUSHTETIT LOKAL DHE VETËQEVERISJES LOKALE-NUK KA TREGËTI ME JUGUN DHE VERIUN-marrë nga ,,veçernje novosti’’

    Reforma e sistemit politik tërësisht e bllokuar

    Disa politikan nga Serbia jugore shërbehen me demagogjinë nacionale  për të ruajtur pozicionet e tyre politike. Deklaratat e tilla nuk janë për të mirë e askujt. Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deklaratat e tilla të cilat vijnë nga jugu i Serbisë i komenton si deklarata nxitëse.

    READ MORE
  • HAPET TERENI SPORTIV DHE KUZHINA E NXËNËSVE NË FSHATIN LEVOSOJE NË KOMUNËN E BUJANOCIT

    HAPET TERENI SPORTIV DHE KUZHINA E NXËNËSVE NË FSHATIN LEVOSOJE NË KOMUNËN E BUJANOCIT0

    Kryetari i Trupit Koordinues së qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë minisri Milan Markoviq të hënën më 6 shtatorë hapi terenin sportiv si dhe kuzhinën e nxënësve në shkollën fillore ,,Vuk Karaxhiq’’ në fshatin Levosoje të komunës së Bujanocit. Mjetet për ndërtimin e terenit sportiv ka siguruar ,,Telekom-i’’ ndërsa kuzhina është pajisur nga ana e JP PTT komunikacionit të Serbisë.

    READ MORE