21.05.2026.

Archives




  • BOMBAT E MBETURA PAS BOMBARDIMIT TË NATO-S

    BOMBAT E MBETURA PAS BOMBARDIMIT TË NATO-S0

    Bujanoc – Në më shumë se 10 lokacione në komunat Preshevë dhe Bujanoc, gjenden mina të llojeve të ndryshme, kryesisht kundërkëmbësorike të cilat kanë mbetur nga bombardimi i vitit 1999.

    Sipas të dhënave të Qendrës për Deminim të Serbisë, situatë më e vështirë është në rrethinën e Bujanocit, Sjenicës dhe Paraqinit. Bomba dhe raketa të ndryshme mund të gjinden edhe në pjesët tjera të vendit – në Novi Sad, Baçka Pallankë, në portin e Pançevës, Shabac, Valevë, Uzhicë, Çaçak etj.

    READ MORE
  • “SHKEMBIJADA” E NËNTË NË FSHATIN KËRSHEVIQ TË BUJANOCIT

    “SHKEMBIJADA” E NËNTË NË FSHATIN KËRSHEVIQ TË BUJANOCIT0

    Bujanoc – Më i miri në “Shkembijadën” e këtij viti, e cila për herë të nëntë mbahet në fshatin Kërsheviq të Bujanocit është Stanojko Iliq Çiko, është shërbyesi hotelerik nga Vraja. Atij iu është ndarë diploma e vendit të parë në dy kategoritë, në atë të përgaditjes së supës dhe specialitetit nga plëndësi.

    READ MORE
  • FILLON ANGAZHIMI I PËRBASHKËT MEDICINAL NË KOMUNAT PRESHEVË DHE BUJANOC

    FILLON ANGAZHIMI I PËRBASHKËT MEDICINAL NË KOMUNAT PRESHEVË DHE BUJANOC0

    Bujanoc, Preshevë – Asistenca humanitare e ekipeve të përziera medicinale të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos fillon të martën, më 6 shtator, në territorin e Rrethit Administrativ të Pçinjës.

    Angazhimi i përbashkët medicinal përfshin kontrollimet falas shëndetësore të banorëve të fshatrave që janë larg qyteteve ku janë institucionet shëndetësore.

    READ MORE
  • FATMIR HASANI: DO TË PUNOJ PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

    FATMIR HASANI: DO TË PUNOJ PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS0

    Fatmir Hasani nga Bujanoci, i cili me profesion wshtw profesor i kimisë, kohët e fundit në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë angazhohet për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Ai theksoi se mandatin e parë do të tij do të ta kryej me luftën për një pozitë më të mirë këtyre komunave.

    READ MORE
  • KONKURS PUBLIK PËR SUBVENSIONIMIN E PAGËS PËR PERSONAT ME INVALIDITET PA PËRVOJ PUNE

    KONKURS PUBLIK PËR SUBVENSIONIMIN E PAGËS PËR PERSONAT ME INVALIDITET PA PËRVOJ PUNE0

    Shërbimi Nacional për Punësim ka shpallur konkurs publik për subvensionimin e pagave për personat me invaliditet pa përvoj pune.

    Punëdhënësi i cili në kohë të pa caktuar punëson personin me invaliditet pa përvoj të punës ka të drejtë subvensionimi të pagës për atë person, në kohëzgjatje prej 12 muajve nga dita e themelimit të mardhënies së punës.

    READ MORE
  • TEKSTET FALAS SIPAS MODELIT TË RI

    TEKSTET FALAS SIPAS MODELIT TË RI0

    Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Tekstet falas për këtë vit do të ndahen sipas modelit të ri. Kompletet kryesore do t`i marrin të gjithë nxënësit e socialisht të rrezikuar. E reja e kësaj është që do të përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme. Shteti për këtë ndihmë ka ndarë rreth 600 milonë dinarë, si në vitet e mëparshme.

    READ MORE
  • FALEMINDERIMI PËR BASHKËSINË KOMUNALE

    FALEMINDERIMI PËR BASHKËSINË KOMUNALE0

    Preshevë – Ministri për punë, punësim, çështje veterane dhe sociale, Aleksandar Vulin ka faleminderuar komunën e Preshevës për mirëkuptim dhe angazhimin e madh gjatë krizës së emigrantëve.

    READ MORE
  • SË SHPEJTI PAGESA RRUGORE NË MES BUJANOCIT DHE PRESHEVËS

    SË SHPEJTI PAGESA RRUGORE NË MES BUJANOCIT DHE PRESHEVËS0

    Bujanoc – “Pagesa rrugore prej kufirit maqedon deri në Levosoj do të kushtoj 80 dinarë”, kanë njoftuar zyrtarët në “Putevi Serbia”.

    Siç thonë në këtë kompani publike, pagesa rrugore do të filloj së shpejti pas pranimit të punëtorëve të cilët do të punësohen në stacionin për pagesë në Preshevë.

     „Ndërtimi i pagesës rrugore është kryer dhe kjo do të filloj me punë pas marrjes së lejes për pranim të punëtorëve”, kanë deklaruar zyrtarët në “Putevi Serbia”.

    Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

    READ MORE