Bujanoc – Në fabrikën e ujit dhe lëngjëve “Bivoda”, në Rakovcë të Bujanocit, sot prej orës 12 do të mbahet aksioni tradicional veror i dhurimit të gjakut.
READ MOREPreshevë – Kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, ka vizituar një pjesë të njësitit të forcave të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë të cilat janë të angazhuara në sigurimin e kufijve me Maqedoninë, duke theksuar se me angazhimin e tyre kanë treguar forcë dhe gadishmëri të lartë.
READ MOREMedvegjë – Sezoni turistik në Banjë të Sijarinës ende nuk ka pësuar rënie. Këtë banjë të njohur të Jabllanicës së Epërme në ditë e viziton numër i madh i notuesve të cilët në këto ditë të nxehta shpëtimin e gjejnë në njërin ndër pishinat e banjës.
READ MOREBujanoc – Në më shumë se 10 lokacione në komunat Preshevë dhe Bujanoc, gjenden mina të llojeve të ndryshme, kryesisht kundërkëmbësorike të cilat kanë mbetur nga bombardimi i vitit 1999.
Sipas të dhënave të Qendrës për Deminim të Serbisë, situatë më e vështirë është në rrethinën e Bujanocit, Sjenicës dhe Paraqinit. Bomba dhe raketa të ndryshme mund të gjinden edhe në pjesët tjera të vendit – në Novi Sad, Baçka Pallankë, në portin e Pançevës, Shabac, Valevë, Uzhicë, Çaçak etj.
READ MOREBujanoc – Më i miri në “Shkembijadën” e këtij viti, e cila për herë të nëntë mbahet në fshatin Kërsheviq të Bujanocit është Stanojko Iliq Çiko, është shërbyesi hotelerik nga Vraja. Atij iu është ndarë diploma e vendit të parë në dy kategoritë, në atë të përgaditjes së supës dhe specialitetit nga plëndësi.
READ MOREBujanoc, Preshevë – Asistenca humanitare e ekipeve të përziera medicinale të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos fillon të martën, më 6 shtator, në territorin e Rrethit Administrativ të Pçinjës.
Angazhimi i përbashkët medicinal përfshin kontrollimet falas shëndetësore të banorëve të fshatrave që janë larg qyteteve ku janë institucionet shëndetësore.
READ MOREFatmir Hasani nga Bujanoci, i cili me profesion wshtw profesor i kimisë, kohët e fundit në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë angazhohet për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ai theksoi se mandatin e parë do të tij do të ta kryej me luftën për një pozitë më të mirë këtyre komunave.
READ MOREMedvegjë – Aksioni “Mjeku ushtarak në fshat”, do të realizohet edhe në fshatin shumë nacional Gjylekar në komunën e Bujanocit, është vendosur në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të Ushtrisë së Serbisë dhe vetqeverisjes lokale.
READ MOREUnioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit zhvillimor të Progresit Europian do të financoj 1,5 milion euro, 14 projektet e infrastrukturës lokale në komunat në jugperendim dhe juglindje të Serbisë.
READ MOREBujanoc – Nenad Mitroviq nga Bujanoci, për herë të tretë ka dhënë betimin në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë. Stabiliteti politik në jug të Serbisë qendrore dhe zhvillimi ekonomik, sëbashku me hapjen e reja të punës do të jenë prioritete për të cilat do të përpiqet gjatë këtij mandati.
READ MOREVrajë – Në kuadër të manifestimit të këtij viti “Ditët e Vrajës”, në shititore wshtw hapur Panairi Etno dhe Panairi i Librave.
Në Panairin Etno ka pasur 25 ekspozues, ndërsa përveç atyrëve të Vrajës kanë qenë edhe mysafirët nga Bujanoci dhe Nishi.
READ MOREShërbimi Nacional për Punësim ka shpallur konkurs publik për subvensionimin e pagave për personat me invaliditet pa përvoj pune.
Punëdhënësi i cili në kohë të pa caktuar punëson personin me invaliditet pa përvoj të punës ka të drejtë subvensionimi të pagës për atë person, në kohëzgjatje prej 12 muajve nga dita e themelimit të mardhënies së punës.
READ MORE