Bujanoc – Mbrojtësi i Qytetarëve, Sasha Jankoviq, i cili me bashkëpuntorët e tij gjendet për vizitë dyditore në Preshevë dhe Bujanoc, sot në hapësirat e Trupit Koordinues në Bujanoc, është takuar me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviqin.
Bujanoc – Mbrojtësi i Qytetarëve, Sasha Jankoviq, i cili me bashkëpuntorët e tij gjendet për vizitë dyditore në Preshevë dhe Bujanoc, sot në hapësirat e Trupit Koordinues në Bujanoc, është takuar me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviqin.
Në takim është biseduar rreth problemeve më të rëndësishme në realizimin e të drejtave të qytetarëve të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe mënyrave për tejkalimin e tyre. Në mes të tjerash në takim është thënë se në hapësirat e këtyre komunave, pas ngjarjeve në Maqedoni, nuk ka pasur rritje të tensionit dhe as rritje të veprave të rënda penale. Jankoviq ka deklaruar se nuk ka dëgjuar ankesa rreth sjelljes së xhandarmerisë dhe policisë, si dhe që është shumë e rëndësishme që organet shtetërore në mënyrë profesionale t`i kryejnë punët e tyre.
Mbrojtësi i Qytetarëve në kwtw takim ka shprehur mendimin që mediat lokale dhe organizatat joqeveritare duhen të jenë më aktive në luftën për realizimin e drejtave të njeriut dhe qytetarëve për banorët e këtyre tri komunave dhe ka inkurajuar qytetarët që t`i drejtohen ombusmanit në rastet kur mendojnë së organet e pushtetit publik kanë shkelur ndonjë të drejtë të tyre.
Në takim është konstatuar se problem kryesor në territorin e Bujanocit dhe Preshevës është paraqitja e vendqëndrimit, për qytetarët të cilët mungojnë më gjatë dhe të cilët largimin nuk e kanë paraqitur në organet përkatëse, kanë problem me paraqitjen e vendqëndrimit. Me këtë Jankoviq ka shprehur se është shumë e rëndësishme që qytetarët t`i rrespektojnë rregullat.
Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, është dakorduar me mendimin e Mbrojtësit të Qytetarëve, Sasha Jankoviq, duke i thënë Jankoviqit se Trupi Koordinues ka bashkëpunim të mirë me vetqeverisjet lokale dhe se kryen të gjitha detyrat aktuale të parapara në planin për vitin 2015. Zoran Stankoviq në këtë takim ka deklaruar se Trupi Koordinues deri më tani nuk ka marrë ankesa nga qytetarët e këtyre tri komunave në shkeljen e drejtave të tyre.
Burimi: Trupi Koordinues