Ministria e Mbrojtjes njoftoi se konkursi për regjistrim në shkollat ushtarake do të hapet më 15 shkurt të këtij viti. Ministria fton të gjithë ata që janë të interesuar të regjistrohen në shkollat ushtarake të ndjekin uebfaqen dhe urdhërat zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes…
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se konkursi për regjistrim në shkollat ushtarake do të hapet më 15 shkurt të këtij viti. Ministria fton të gjithë ata që janë të interesuar të regjistrohen në shkollat ushtarake të ndjekin uebfaqen dhe urdhërat zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë në rrjetet sociale, ku kushtet e konkursit do të shpallen zyrtarisht më 15 shkurt 2021.
Nxënësit e e viteve të fundit të shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë për në Akademinë Ushtarake, Fakultetin e Mjekësisë VMA, Gjimnazin Ushtarak dhe Shkollën e Mesme Ushtarake Profesionale.
Arsimi në Akademinë Ushtarake, Fakultetin e Mjekësisë VMA dhe Gjimnazin Ushtarak është falas. Studentëve dhe kadetëve u ofrohet strehim i rehatshëm falas, ushqim cilësor, kujdes shëndetësor i lartë, libra shkollorë dhe mjete mësimore moderne, qendra dhe fusha sportive të gjitha me qëllim të arsimit më cilësor.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, diplomat e Akademisë Ushtarake dhe Fakultetit të Mjekësisë të VMA njihen dhe pranohen në sistemin e arsimit të lartë të Republikës së Serbisë dhe studentët dhe kadetët do të kenë mundësia për trajnim dhe avancim që u ofrohet nënoficerëve dhe oficerëve të ardhshëm.
"Kursi i stafit komandues, trajnimi komandues dhe i përgjithshëm, studime të larta të sigurisë dhe mbrojtjes, studime master dhe doktoraturë në universitetin e mbrojtjes, kurse dhe trajnime të shumta si brenda dhe jashtë vendit, do të pasurojnë fondin e njohurive dhe aftësive të oficerëve të Ushtrisë së Serbisë dhe t'u mundësojë atyre të marrin disa nga pozicionet më të përgjegjshme në sistemin e mbrojtjes ", u tha në deklaratë.
Ata tregojnë se fonde të konsiderueshme janë investuar, gjatë viteve të fundit në pajisjen e Ushtrisë së Serbisë me armët më moderne.
"Oficerët dhe nënoficerët e ardhshëm do të komandojnë njerëzit dhe do të përdorin pajisjet me karakteristika luftarake që janë të barabarta me ato në ushtritë më të fuqishme në botë, të cilat në shumë aspekte nuk kanë asnjë të barabartë në rajon" u tha në një deklaratë.
Burimi: Politika,RTS,RTV, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues