Beograd – Komisioni Evropian ka shpallur thirrje për propozime që u mundëson ofruesve të arsimimit dhe trajnimeve profesionale dhe në vendet e BE-së të organizojnë programe shkëmbimi me partnerë përkatës në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Beograd – Komisioni Evropian ka shpallur thirrje për propozime që u mundëson ofruesve të arsimimit dhe trajnimeve profesionale dhe në vendet e BE-së të organizojnë programe shkëmbimi me partnerë përkatës në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve është 17 qershori i vitit 2020 deri në orën 12 të mesditës (me matjen kohore të orës së Brukselit)
Programet e reformës ekonomike për Ballkanin Perëndimor njohin rëndësinë e arsimit dhe aftësimit profesional për zhvillimin industrial dhe për stimulimin e rritjes ekonomike. Nxënësit të cilët përundojnë arsimimin dhe trajnimin profesional gjithashtu kriojnë vende të reja të punës.
Përvetësimi i njohurive dhe aftësive të rëndësishme për tregun e punës duhet të jetë pjesë përbërëse e të gjitha formave të arsimit, qoftë arsimimi dhe formimi zyrtar apo joformal, duke pasur parasysh që shumica e përvetësimit të aftësive bëhet në sektorin informal.
Aplikantët mund të jenë organizata dhe institucione publike dhe private aktive në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional të regjistruar në çdo vend të programit Erasmus +, si dhe konsorciume të regjistruara të organizatave publike dhe private që marrin pjesë në procesin e arsimit të mesëm profesional në çdo vend të programit Programi Erasmus +.
Informacionet shtesë mbi konkursin dhe aplikacionin online janë të qasura në https://ec.europa.eu/education/resources-and-tools/funding-opportunities/second-pilot-vet-mobility-scheme-eac-s54-2019_en
Burimi: Komisioni Europian dhe Trupi Koordinues