KONKURSI PËR ANËTARËSIM NË KORRESPONDENCËN E PORTALIT TË TË RINJVE YOUTH VIBES (AFATI: 10 PRILL 2020)

  • In Lajme
  • 2. April 2020.
  • 21 Views
KONKURSI PËR ANËTARËSIM NË KORRESPONDENCËN E PORTALIT TË TË RINJVE YOUTH VIBES (AFATI: 10 PRILL 2020)

Nish- Portali për të rinjtë Youth Vibes ka shpallur një konkurs për korrespodentë të rinj, d.m.th., të gjithë gjimnazistë që duan një hapësirë ku ata mund të shprehin mendimet e tyre.

Nish- Portali për të rinjtë Youth Vibes ka shpallur një konkurs për korrespodentë të rinj, d.m.th., të gjithë gjimnazistë që duan një hapësirë ku ata mund të shprehin mendimet e tyre.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 10 Prill përmes postës elektronike konkurs@youthvibes.rs.

Konkursi është i hapur për të gjithë nxënësit e shkollës fillore dhe nxënësit e shkollave të mesme nga 14 deri në 19 vjet.

Bordi redaktues i portalit Youth Vibes bën të mundur që anëtarët e zyrës së reporterëve të zhvillojnë aftësitë e tyre të shkrimit dhe raportimit të lajmeve si dhe të njihen me politikën editoriale.

Përveç kësaj, anëtarët e zyrës së reporterëve do të kenë mundësinë për të ndjekur mini-kurse të Word Press, ndërsa më të angazhuarit mes tyre do të kenë punëtori dhe trajnime shtesë, si dhe udhëtime të ndryshme, qëllimi i të cilave është përmirësimi i mëtutjeshëm i tyre.

Njohja me punën e shumë revistave, portaleve, revistave të dorës së parë, si dhe marrja e akreditimeve të shtypit për ngjarje të caktuara janë disa nga përfitimet që bordi redaktues i këtij portali ka siguruar për anëtarët e ardhshëm të korrespodencës.

Anëtarët e zyrës së reporterëve në portalin Youth Vibes gjithashtu do të kenë mundësinë për të marrë rekomandime dhe/ose vërtetim për praktikë të përsosur. Më shumë informacione mund të gjeni në faqen e internetit Youth Vibes https://youthvibes.rs/postani-dopisnik-omladinskog-portala-youth-vibes /

Burimi: Portali Youth Vibes dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака