Ambasada e Mbretërisë së Holandës ka shpallur dy konkurse në të cilat ata mund të konkurrojnë organizatat e shoqërisë civile nga Republika e Serbisë. Propozim projektet mund të dërgohen gjatë gjithë vitit, ose deri më 31 dhjetor 2019.
Ambasada e Mbretërisë së Holandës ka shpallur dy konkurse në të cilat ata mund të konkurrojnë organizatat e shoqërisë civile nga Republika e Serbisë. Propozim projektet mund të dërgohen gjatë gjithë vitit, ose deri më 31 dhjetor 2019.
Fondi për të Drejtat e Njeriut është një instrument përmes të cilit Ambasada mbështet aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile të përfshira në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Mbështet projektet që kontribuojnë në zbatimin e të drejtave të njeriut të kryera nga shteti, ose një dialog për të drejtat e njeriut në vend. Me rastin e caktimin të fondeve, vëmendje e veçantë i kushtohet seriozitetit të situatës së të drejtave të njeriut në raport me prioritetet e të drejtave të njeriut të Holandës, si dhe efektivitetin e aktiviteteve të propozuara.
Për më shumë informacione rreth konkursit dhe kontakt personit mund t`i gjeni në këtë link https://www.netherlandsandyou.nl/your-country-and-the-netherlands/serbia/and-the-netherlands/human-rights-fund-hrf
Fondi MATRA për partneritet rajonal të Holandës – në kuadër të këtij programi, ka disa instrumente, secila prej të cilave synon të përmirësojë marrëdhëniet në mes të qeverisë dhe qytetarëve në mënyra të ndryshme, të organizohen brenda katër temave kryesore: 1) për të mbështetur zhvillimin demokratik, 2) organizatat civile 3) promovimin e sundimit të ligjit, dhe 4) institucionet e besueshme.
Në kuadër të programit MATRA ofrohet mbështetje të drejtpërdrejtë në projektet e organizatave të shoqërisë civile për të nxitur një dialog konstruktiv mes qeverisë dhe shoqërisë civile përmes projekteve të vogla bazuar në nevojat e komunitetit lokal. Fushat kryesore të mbështetjes janë kuadri ligjor dhe drejtësia, si dhe qeverisja e mirë (administrata publike, rendi publik dhe policia).
Për më shumë informacione rreth konkursit dhe kontakt personit mund t`i gjeni në këtë link https://www.netherlandsandyou.nl/your-country-and-the-netherlands/serbia/and-the-netherlands/netherlands%E2%80%99-fund-for-regional-partnership-%E2%80%93-matra
Burimi: Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Trupi Koordinues