KONKURS PUBLIK PËR FINANCIMIN E REALIZIMIT TË PROJEKTEVE TË NDËRTIMIT TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT ME MBETURINA

  • In Lajme
  • 5. April 2019.
  • 15 Views
KONKURS PUBLIK PËR FINANCIMIN E REALIZIMIT TË PROJEKTEVE TË NDËRTIMIT TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT ME MBETURINA

Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit ka lëshuar konkurs publik për ndarjen e mjeteve të Fondit të Gjelbër në vitin 2019 për ofrimin e mbështjes për zbatimin e projekteve të ndërtimit.sistemeve të menaxhimit të mbeturinave.

Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit ka lëshuar konkurs publik për ndarjen e mjeteve të Fondit të Gjelbër në vitin 2019 për ofrimin e mbështjes për zbatimin e projekteve të ndërtimit.sistemeve të menaxhimit të mbeturinave.

Të drejtë për të paraqitur kërkesë për fonde kanë qeveritë lokale, të cilat janë bartëse të aktiviteteve të organizuara nga sistemet rajonale të menaxhimit të mbeturinave. Aplikuesi mund të paraqesë një kërkesë për Konkurs.

Kërkesa duhet të përmbajë informacion në lidhje me aplikuesit, të dhënat për studimin dhe projektit dhe detaje të tjera që janë të rëndësishme për vlerësimin dhe financimin e studimeve dhe projekteve, në varësi të specifikave të studimeve dhe projekteve të caktuara.

Njësia e vetëqeverisjes lokale ushtron të drejtën e fondeve të Fondit të Gjelbër nëse:

1. Nuk është ndarë fonde për të njëjtat qëllime nga buxheti i Republikës së Serbisë,

2. I ka shlyer të gjitha detyrimet në bazë të të ardhurave publike.

Totali i fondeve në dispozicion për realizimin e këtij konkursi është siguruar në shumën prej 100,000,000.00 dinarëve. Shuma e fondeve për projektet e përzgjedhura është deri në 80% të totalit të fondeve të nevojshme për projektin.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për konkursit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në faqen zyrtare të ministrisë (www.ekologija.gov.rs) dhe portalin e-government (ëëë.euprava.gov.rs). (data e publikimit 03.04.2019.)

Për më shumë inforamcione drejtohuni në konkurs.projekti@ekologija.gov.rs dhe z. Predrag Simiq në telefonin 011/3180-035.

Informacionet e detajuara rreth konkursit i keni në këtë adresë http://www.ekologija.gov.rs/ministarstvo-zastite-zivotne-sredine-dana-03-aprila-2019-godine-objavljuje-javni-konkurs-za-sufinansiranje-realizacije-projekata-izgradnje-sistema-upravljanja-otpadom/

Burimi: Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака