Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit ka filluar një konkurs publik për alokimin e burimeve të Fondit të Gjelbër në vitin 2020, të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen në zbatimin e projekteve për ndërtimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave.
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit ka filluar një konkurs publik për alokimin e burimeve të Fondit të Gjelbër në vitin 2020, të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen në zbatimin e projekteve për ndërtimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, të cilat janë përgjegjëse për organizimin e administrimit rajonal të mbeturinave, kanë të drejtë të aplikojnë për ndarjen e mjeteve.
Projektet mund të zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, të cilat janë bartës të aktiviteteve dhe projekteve dhe nënshkruesit e marrëveshjes për formimin e rajonit, të cilat përfaqësojnë rajonin e administrimit të mbeturinave.
Parashtruesi i kërkesës mund të aplikojë me një kerkës në këtë konkurs.
Kërkesa përmban informacione rreth parashtruesit të kërkesës, të dhënat rreth projektit, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për vlerësimin dhe financimin e zbatimit të projektit të ndërtimit të sistem
it të administrimit të mbeturinave, në varësi të specifikës së projektit të veçantë.
Formulari i kërkesës mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Ministrisë
(www.ekologija.gov.rs) dhe (www.euprava.gov.rs).
Fondet e përgjithshme të disponueshme për realizimin e këtij konkursi janë siguruar në shumën prej 100.000.000,000 RSD
Shuma e fondeve për projektet e zgjedhura është deri në 80% të fondeve totale të nevojshme për realizimin e projektit.
Afati i fundit për të aplikuar për konkurs është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në faqen zyrtare të Ministrisë.
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni predrag.simic@ekologija.gov.rs, si dhe në tel. 011 / 3180-035.
Teksti i konkursit publik, formulari i aplikimit për shpërndarjen e fondeve për bashkëfinancim dhe forma e raportit për realizimin e projektit janë në dispozicion në https://www.ekologija.gov.rs/javni-konkurs-za-sufinansiranje-realizacije-projekata-izgradnje-sistema-upravljanja-otpadom/
Burimi: Ministria e Mbrotjes së Mjedisit Jetësor dhe Trupi Koordinues