Ministria e rinisë dhe sporteve, duke alokuar fonde në bazë të një konkursi publik, financon dhe bashkëfinancon programe dhe projekte me interes publik në fushat e sektorit të rinisë të zbatuara nga vetëqeverisjet lokale.
Ministria e rinisë dhe sporteve, duke alokuar fonde në bazë të një konkursi publik, financon dhe bashkëfinancon programe dhe projekte me interes publik në fushat e sektorit të rinisë të zbatuara nga vetëqeverisjet lokale.
Fondet për programet dhe projektet nën këtë konkurs, në vlerë deri në 55,000,000.00 dinarë,janë siguruar në buxhetin e Republikës së Serbisë në bazë të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Serbisë për vitin 2021.
Janë planifikuar të financohen programe dhe projekte për zbatimin e aktiviteteve të mëposhtme:
Zhvillimi i shërbimeve dhe mekanizmave të qëndrueshëm që promovojnë udhëheqje drejt karierës dhe këshillëdhënie, sipërmarrje, punësim dhe punësimin e të rinjve dhe rritjen e përshtatëshmërisë të njohurive, aftësive dhe kompetencave të fituara në procesin e të mësuarit me nevojat e tregut lokal të punës.
2) Krijimi i kushteve për realizimin cilësor të kohës së lirë, pjesëmarrja aktive në shoqëri, zbatimin e përmbajtjeve kulturore, arsimi joformal dhe informacioni i përshtatur për nevojat e të gjitha kategorive të të rinjve (rinovimi, pajisja dhe programet mbështetëse të klubeve të rinisë, qendrave rinore dhe hapsira të tjerë për të rinjë); krijimi i kushteve për promovimin dhe ushtrimin e mënyrave të shëndetshme dhe të sigurta të jetës së të rinjve, të përshtatura për nevojat e të gjitha kategorive të të rinjve (pjesëmarrja në ndërtimin e palestrave të jashtme, hapësira të hapura për aktivitete rekreative, biçikleta, shtigje zbukurimesh etj.); zhvillimin e një ose më shumë programeve dhe krijimin e shërbimeve të qëndrueshme dhe me kosto efektive për të rinjtë (shërbimi i karrierës, shërbimi i informacionit, shërbimi vullnetar, këshillimi shëndetësor, etj.).
Në konkurs mundë të marrin pjesë njësitë vetëqeverisëse lokale që ekanë të themeluar zyrën e te rinjëve.
Burimet financiare të disponueshme për realizimin e programit ose projektit me të cilët arrihet qëllimi 1) vlera e konkursit gjithësej 20.000.000,00 dinarë, ndërsa fondet për realizimin e qëllimit 2) të konkursit arrijnë në një total prej 35.000.000,00 dinarë.
Në një program ose projekt, shuma më e lartë e fondeve për financim ose bashkëfinancim nga Ministria është deri në 3.000.000,00 dinarë.
Programi ose projekti mund të zgjasë më së shumti deri më 10 dhjetor 2021.
Afati i fundit për aplikime është 18 Shkurt 2021
Pyetje në lidhje me procedure e aplikimit në konkurs mundë ti drejtohen Ministrisë për mes postës elektronike: konkursi.omladina@mos.gov.rs ose ne numrin e telefonit и: 011/311-37-57.
Informata shtesë në lidhje me konkursin janë në:
Burimi:Ministria e rinisë dhe sportit dhe Trupi koordinues