Vranjë – Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të bëhen anëtarë të Brigadës së 4-të të Ushtrisë Këmbësorike nëse plotësojnë kushtet e caktuara. Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Serbisë kanë filluar një procedurë për pranimin e ushtarëve profesionistë në Ushtrinë e Serbisë…
Vranjë – Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të bëhen anëtarë të Brigadës së 4-të të Ushtrisë Këmbësorike nëse plotësojnë kushtet e caktuara. Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Serbisë kanë filluar një procedurë për pranimin e ushtarëve profesionistë në Ushtrinë e Serbisë për të plotësuar vendet e lira, dhe kandidatët mund të aplikojnë për punë në kazermat çdo ditë pune në njësitë e Brigadës së 4-të të Forcave Tokësore.
Kushtet e përgjithshme që një qytetar i Republikës së Serbisë duhet të përmbushë për t`u pranuar në shërbimin ushtarak profesional në cilësinë e një ushtari profesionist janë: të jetë i moshër së rritur; të jetë fizikisht dhe psikologjikisht i aftë të shërbejë në Ushtrinë e Serbisë; të ketë arsimim të përcaktuar; që ai më parë nuk kishte pushuar së punuari në një organ shtetëror për shkak të shkeljes serioze të detyrave në vendin e punës; të mos jetë i dënuar me të paktën gjashtë muaj burgim; të mos jetë më i vjetër se 30 vjet; të në mënyrë të sigurt i vërtetuar dhe të mos ket pengesa të sigurisë për pranim në shërbimin profesional ushtarak, në përputhje me rregullat që rregullojnë ushtrimin e kontrolleve të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të ketë kryer me afat shërbimin ushtarak me armë.
Në mënyrë të barabartë mund të konkurojnë djemët dhe vajzat.
Si përfitime që personat më shpesh aplikojnë për të punuar në Ushtrinë e Serbisë, në cilësinë e ushtarëve profesionistë, është se u sigurohet një punë e sigurt dhe të ardhura të mjaftueshme mujore gjatë shërbimit.
Ushtarëve profesionistë u garantohet kujdes social dhe shëndetësor për ta dhe për anëtarët e familjes së tyre gjatë kohës së shërbimit profesional ushtarak, si dhe përvojë pune me beneficion, varësisht nga detyra që ata kryejnë.
Ekziston edhe mundësia e mësimit falas dhe trajnimit për kurse, si dhe pagesa të posaçme në përputhje me rregullat për kompensimin e udhëtimeve dhe shpenzimeve të tjera.
Ushtarët më të mirë do të kenë mundësi të ndjekin një kurs për nënoficer dhe avancimin e mëtejshëm të karrierës.
Të gjithë ata të cilët dëshirojnë të punëojnë në Brigadën e Katërt të Ushtrisë Këmbësorike, mund të paraqiten në secilën kazermë në Vrajë, bazën Jug apo në telefonat: 017/414-102, lokal 41-051, ndërsa për më shumë informacione rreth konkursit mund t`i gjeni në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes (ëëë.mod.gov.rs) dhe Ushtria e Serbisë (ëëë.vojska.mod.gov.rs).
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues