Mentorimi Kreativ ka shpallur konkurs për pjesëmarrësit në programet e bashkëpunimit kulturor të të rinjve nga Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Bëhet fjalë për një program bashkëpunimi kulturor rinor i zbatuar në kuadër të projektit "Transformimi i Bisedës së Rajonit Një në një kohë – i frymëzuar nga Bashkëpunimi Kulturor Rinor"…
Mentorimi Kreativ ka shpallur konkurs për pjesëmarrësit në programet e bashkëpunimit kulturor të të rinjve nga Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Bëhet fjalë për një program bashkëpunimi kulturor rinor i zbatuar në kuadër të projektit "Transformimi i Bisedës së Rajonit Një në një kohë – i frymëzuar nga Bashkëpunimi Kulturor Rinor" dhe i mbështetur përmes thirrjes së dytë për propozime të RYCOopened, të bashkëfinancuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes dhe i organizuar në bashkëpunim tre organizata: Mentorimi Kreativ nga Serbia, OKC "Abrasheviq" nga Bosnja dhe Hercegovina dhe "Rruga me Pisha" nga Shqipëria.
Fokusi i projektit është në krijimin e dialogut, shkëmbimit kulturor dhe bashkëpunimit midis punonjësve të rinj kulturorë dhe të mediave nga Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Qëllimi i projektit është të krijojë një bazë për një rrjet të ardhshëm kulturor të të rinjve, të cilët janë të përkushtuar për shoqëri dhe politikë, të arsmiuar dhe me mendje të hapur.
Partnerët janë në kërkim të 30 të rinjve (moshat 20-30) – nga 10 prej Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, të cilët janë aktivë në fushat e kulturës, mediave dhe arteve. Pjesëmarrësit e programit do të kenë mundësinë për të mësuar përmes punës me mentorët, si dhe nga njëri-tjetri.
Gjatë një periudhe gjashtëmujore (Shkurt – Korrik 2020), në grupe prej nga tre personave (secili ekip do të ketë nga një person secila vend gjegjësisht nga një prej Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës) pjesëmarrësit do të punojnë në pilot iniciativat, me përkrahje ntë mentorëve (artistëve dhe profesionalistëve në kulturë me përvojë disavjeçare në promovimin dhe krijimin e bashkëpunimit rajonal, proceseve të pajtimit në rajon, ose aktivitete anti-luftarake).
Qëllimi i projektit është të prezantojë, përmes procesit të mentorimit dhe njohurive nga kolegët, nisma përkatëse që kanë ekzistuar në të kaluarën që mund të frymëzojnë, informojnë dhe inkurajojnë ata që të përfshihen më shumë në aktivizmin kulturor, të kapërcejnë paragjykimet dhe stereotipet rreth për të tjerët në rajon dhe për të kontribuar në krijimin e një rrjeti qytetarësh të rinj, aktivë social dhe të vetëdijshëm.
Aplikimi është paraparë duke dërguar një e-mail me një biografi të shkurtër ose CV dhe një letër motivuese për arsyet e pjesëmarrjes në projekt.
Të interesuarit nga Serbi mund të dërgojnë email në adresën:info@kreativnomentorstvo.com, kreativnomentorstvo@gmail.com. Afati për aplikim është deri më 14 shkurt në mesnatë.
Për detaje më të hollësishme rreth konkurs mund t`i gjeni në ueb faqen e Mentorimit Kreativ.
Kontakti për pyetje shtesë: info@kreativnomentorstvo.com
Burimi: SEEcult.org dhe Trupi Koordinues