Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka shpallur konkurs për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me temën "Familja ime – liria ime". Të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund të marrin pjesë në këtë konkurs si dhe nxënësit që vijojnë mësimet sipas një programi të veçantë të punës arsimore në gjuhën serbe në shkollat plotësuese jashtë vendit.

Qëllimi i konkursit është të inkurajojë shprehjen krijuese të nxënësve, dukshmërinë dhe promovimin e krijimtarisë së nxënësve në fusha të ndryshme të industrive krijuese.
Të gjithë nxënësit e interesuar mund t'i dërgojnë punimet e tyre në format dixhital me postë elektronike në adresën: kreativni.konkurs@mpn.gov.rs. Shpejtoni me aplikimin sepse konkursi zgjat deri më 15 maj 2020.
Informacione më të hollësishme në lidhje me konkursin gjenden në https://zuov.gov.rs/konkurs-za-ucenike-osnovnih-i-srednjih-skola-moja-porodica-moja-sloboda/
Burimi:Instituti për promovimin e arsimit dhe edukimit dhe Trupi Koordinues