KONKURS PËR FINANSIMIN E PROJEKTEVE VULLNETARE TË TË RINJËVE

  • In Lajme
  • 13. July 2015.
  • 7 Views
KONKURS PËR FINANSIMIN E PROJEKTEVE VULLNETARE TË TË RINJËVE

Qendra për resursve për rrethin e Jabllanicës, Pirotit dhe Pçinjës, shoqata “Parlamenti Popullor”, në bashkëpunim me shoqata “Vizioni” nga Piroti dhe “Gjenerator” nga Vraja, nën ndihmën finanasiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit…

Qendra për resursve për rrethin e Jabllanicës, Pirotit dhe Pçinjës, shoqata “Parlamenti Popullor”, në bashkëpunim me shoqata “Vizioni” nga Piroti dhe “Gjenerator” nga Vraja, nën ndihmën finanasiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, në kuadër të programit RINJËT JANË LIGJI, ka shpallur konkurs për finansimin e projekteve vullnetare të të rinjëve, në mënyrë që të inkurajohet aktivizimi dhe vullnetarizmi i të rinjëve, ka thënë Petar Gjurgjeviq, i cili është udhëheqës i këtij projekti.

Më herët në zyrën për të rinj janë paraqitur edhe kushtet e këtij konkursi. Në konkurs mund të paraqiten shoqatat e të rinjëve të grupeve joformale dhe rinore, seksionet e ndryshme rinore dhe grupet të cilat janë nga territori i rrethit të Jabllanicës, Pirotit dhe Pçinjës. Grupet joformale rinore duhen të ken minimalisht një person të moshës së rritur. Ajo çka është momentalisht aktuale janë kampet ndërkombëtare vullnetare nga Serbia dhe jashtë saj, ndërsa të cilat janë të parapara per personat e moshës 18 deri 30 vjeçare.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака