KONKURS PËR DORËZIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËRT TË PROGRAMIT “PJESËMARRJA E QYTETARËVE NË MENAXHIMIN DEMOKRATIK” (AFATI: 19.05.2019)

  • In Lajme
  • 7. May 2019.
  • 19 Views
KONKURS PËR DORËZIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËRT TË PROGRAMIT “PJESËMARRJA E QYTETARËVE NË MENAXHIMIN DEMOKRATIK” (AFATI: 19.05.2019)

Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi ka hapur konkurs për dorëzimin e propozim projekteve në kuadër të programit "Pjesëmarrja  e qytetarëve në qeverisjen demokratike".

Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi ka hapur konkurs për dorëzimin e propozim projekteve në kuadër të programit "Pjesëmarrja  e qytetarëve në qeverisjen demokratike".

N ë konkurs mund të dorëzohen projektet të cilat:

– mundësojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe organizatave të tyre në punët publike në të gjitha nivelet (nga komuniteti lokal në nivel kombëtar), duke përfshirë edhe platforma të organizuara, rrjetet apo organizata të tjera të institucionalizuara ose forma gjysmë-institucionalizuara të pjesëmarrjes së qytetarëve;

– afirmojnë vlerat demokratike dhe evropiane dhe të kontribuojë në përmirësimin e politikave dhe legjislacionit në procesin e integrimit në BE, me një fokus tematik në forcimin e institucioneve themelore demokratike dhe praktikat, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

– vendosja e bashkëpunimit në mes të akademisë, grupet e ekspertëve, sindikatat, OJQ-të, grupet joformale dhe lëvizjet sociale, për qëllim të hapjes së dialogut dhe avokimit politikave të qëndrueshme shoqërore, solidaritetit dhe drejtësisë, veçanërisht në fushën e të drejtave sociale dhe ekonomike, zhvillimit urban dhe të ashtuquajturit revolucioni dixhital.

Projektet mund të dorëzohen nga organizatat e shoqërisë civile (shoqatat e qytetarëve, shoqatat profesionale, odat), universitetet, institutet, organet shtetërore dhe lokale.  

Projektet që kanë të bëjnë me lirinë e fjalës, të drejtën e informimit, të drejtat e pakicave kombëtare, të drejtën për qasje të lirë në informacion dhe mbrojtjen e të dhënave personale nuk do të merren parasysh, sepse këto fusha janë subjekt i konkureseve të programeve të tjera të Fondacionit.

Projekti mund të paraqitet nga persona juridikë individualë ose nga disa persona juridikë së bashku.

Fondacioni do t'i japë përparësi projekteve që përdorin metodologji kreative dhe inovative të punës (aktivizmi i ri), kanë zhvilluar një strategji komunikimi, janë drejtuar ndaj qytetarëve dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e tyre në arritjen e qëllimeve të projektit.

Aplikimet për konkurs pranohen deri më 19 maj 2019.

Informacione të mëtejshme rreth konkursit mund të gjeni në

http://www.fosserbia.org/sr/konkursi/učešće-građana-u-demokratskom-upravljanju.html

Burimi: Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака