Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Fondacioni “Ana dhe Vlade Divac, në bashkëpunim me një grup donatorësh nga SHBA, kanë shpallur konkurs për dhënien e bursave për nxënësit që regjistrohen në vitin e parë, të dytë, të tretë ose të katërt të shkollës së mesme në territorin e Republikës së Serbisë në 2018.

Konkursi do të jetë i hapur nga 25.06. 2018. deri më 17.8.2018. Aplikacionet duhet të dorëzohen në adresën e Fondacionit Ana dhe Vlade Divac, Ilija Garašanina 53 a, 11 000 Beograd, me shënimin "Për bursat e nxënësve". Vendimi për nxënësit e përzgjedhur do të bëhet deri në fund të gushtit ndërsa pagesa e bursës fillon në shtator të 2018.
Të gjitha informatat shtesë mund të merren në 011/33 41 755.
Informacione të mëtejshme mbi konkursin dhe formularin e aplikimit mund ti gjeni në https://www.divac.com/Konkursi/2467/KONKURS-ZA-DODELU-STIPENDIJA-UCENICIMA-ZA-SKOLSKU.shtml
Burimi: Fondacioni “Ana dhe Vlade Divac” dhe Trupi koordinues