KONFERENCA E PËRHERSHME E QYTETEVE DHE KOMUNAVE (KPQK): AFATI PËR DORËZIMIN E PARAQITJEVE PËR MBËSHTETJE TË VETQEVERISJEVE LOKALE PËR VENDOSJEN E PORTALEVE BUXHETORE (AFATI: 21 NËNTOR 2019)

  • In Lajme
  • 5. November 2019.
  • 18 Views
KONFERENCA E PËRHERSHME E QYTETEVE DHE KOMUNAVE (KPQK): AFATI PËR DORËZIMIN E PARAQITJEVE PËR MBËSHTETJE TË VETQEVERISJEVE LOKALE PËR VENDOSJEN E PORTALEVE BUXHETORE (AFATI: 21 NËNTOR 2019)

latforma për Menaxhimin e Përgjegjshëm të Financave Publike është financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Financave, Institucionin Kombëtar të Auditimit, Zyrën e Prokurimit Publik dhe KPQK. Në kuadër të programit të përmendur…

Platforma për Menaxhimin e Përgjegjshëm të Financave Publike është financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Financave, Institucionin Kombëtar të Auditimit, Zyrën e Prokurimit Publik dhe KPQK. Në kuadër të programit të përmendur, po zbatohet projekti "Përmirësimi i transparencës së menaxhimit të financave publike të vetëqeverisjes lokale", i cili synon të përmirësojë transparencën e menaxhimit të financave publike në nivelin lokal, duke promovuar praktika të mira, duke prezantuar portalet e buxhetit për monitorimin e përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit. Portali i Buxhetit është një instrument specifik – një sistem informacioni për raportimin elektronik të buxheteve lokale dhe operacionet financiare, i projektuar dhe zbatuar fillimisht duke provuar me dhjetë pilot qeveritë lokale që ishin përfitues të mbështetjes së fazës së mëparshme në periudhën nga 2016 deri në 2018. Njëzet qeveri lokale do të mbështeten përmes kësaj thirrje.

Ndihma sigurohet për krijimin e një portali buxhetor përmes ofrimit të ndihmës teknike:

  • Analiza fillestare e sistemit për përgatitjen dhe ekzekutimin e buxhetit në qeveritë lokale përfituese, –
  • harmonizimin e zgjidhjes së softuerit të portalit buxhetor me prokurimin dhe shpërndarjen e pajisjeve kompjuterike mbështetëse dhe instalimin e programeve kompjuterike, –
  • trainim për përdoruesit dhe administratorët e portalit të buxhetit dhe mbështetje për përdorimin fillestar dhe mirëmbajtjen e sistemit, si dhe përgatitjen e rishikimeve individuale mbi menaxhimin e përgjithshëm financiar në qeveritë lokale përfituese dhe kontributin e portalit të buxhetit.

Periudha e zbatimit të mbështetjes është nga dhjetori 2019 deri në shtator 2021.

Të gjitha qeveritë lokale (qytete, komunat dhe komunat e qyteteve) mund të aplikojnë për konkurs, me përjashtim të dhjetë qeverive lokale që kanë marrë mbështetje gjatë periudhës së mëparshme.

Personi i kontaktit për informacione të mëtejshme është Bojana Gasiq Prashtalo, Menaxher i Projektit, Përmirësimi i Transparencës së Menaxhimit të Financave Publike të Vetëqeverisjes Lokale (011 / 7357-940, bojana.prastalo@skgo.org).

Konkursi është i hapur deri më 21 nëntor 2019.

Informacionet shtesë rreth këtij konkursi http://ëëë.skgo.org/konkursi/detaljno/221/javni-poziv-za-podnosenje-prijava-za-podrsku-ls-za-uspostavljanje-budzetskih-portala?fbclid=IëAR2TkUmRdBëYgdyJXFf-hBOCORM-4eXËPAaibxIdfNZjCi_KUMgin6Yog7o

Burimi: Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave (KPQK) dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака