Në takimin e jashtëzakonshëm të përbërjes së ngushtë të kryesisë së Trupit Koordinues është mare vesh që në periudhën e ardhshme të formohen grupet e tjera punuese siq është definuar me Marrëveshjen mbi principet e rekonstruimit të Trupit Koordinues. Në dy javët e ardhshme, përpos Grupit punues për arsim, kulturë, informim, sport dhe rini e cila fungsionon me sukses, do të formohen edhe Grupet punuese për ekonomi dhe zhvillim infrastrukturor, integrime politike, siguri dhe drejtësi, zhvillimi i kapaciteteve të pushtetit lokal dhe shëndetësi dhe politikë sociale.

Qëllimi i formimit të Grupeve punuese është rritja e efikasitetit në punën e Trupit Koordinues. Detyra e Grupeve punuese është që në suaza të definimit të prioriteteve, përgatitja e vendimeve si dhe planet dhe programet operative të cilat më pastaj verifikohen nga Kryesia e Trupit Koordinues. Grupet punuese përbëhen nga 12 anëtarë, 3 nga të cilët janë nga resorët e ministrive kurse secili pushtet lokal emëron nga 3 anëtarë.
Në takim është marrë vesh që kryesia e Trupit Koordinues do të përcaktojë kahjet dhe do të emërojë anëtarët e komisionit për qdo konkurs për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti i Trupit Koordinues. Në komisione në të ardhmen do të ketë edhe përfaqësues nga pushtetet lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Kryesia ka marrë vendim që të inicohen takimet me përfaqësuesit e resorit të ministrive me qëllim të zgjidhjes së problemeve në sferat e ndryshme.