Bujanoc – Asistentëve privatë të fëmijëve me pengesa në zhvillim në komunën e Bujanocit, iu janë vazhduar kontratat e tyre për tre muaj të tjerë për të vazhduar me punën me fëmijët e parashkollorë dhe nxënësit në Programin e Arsimit Inkluziv (IOP).

Këta fëmijë kanë nevojë për vëmendje dhe ndihmë shtesë që të jenë në gjendje të ndjekin mësimet e rregullta, ndërsa asistentët personal janë përgjegjës për ofrimin e kësaj ndihme.
Në komunën e Bujanocit 24 punonjës punojnë për të njëjtin numër fëmijësh, ndërsa vetëqeverisja lokale ka siguruar 2.5 milionë dinarë për angazhimin e tyre tremujor, thotë Driton Rexhepi, kryeshefi i Departamentit të Shërbimeve Publike në komunën e Bujanocit.
"Është sjellur vendim që nga buxheti të mbulohet financiarisht puna e asistentëve personal derisa nuk sigurohen paratë nga ministria përkatëse, që zakonisht përcakton 6 milion dinarë për këtë qëllim", tha Rexhepi.
Sipas IOP-it, bëhët fjalë për 23 fëmijë në IP "Gëzimi Ynë" dhe shkollat fillore dhe për nxënës të SHM “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues