KOMUNA NDIHMON SANIMIN E SHKOLLËS “SEZAI SURROI”

  • In Lajme
  • 19. September 2017.
  • 18 Views
KOMUNA NDIHMON SANIMIN E SHKOLLËS “SEZAI SURROI”

Bujanoc – Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka vizituar shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, në të cilën javën e kaluar era e fortë ka shkaktuar dëme të konsiderushme, duke e hequr një pjesë të çatisë së këtij institucioni.

Në këtë shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe çdo ditë kalojnë më shumë se një mijë nxënës përmes oborrit të shkollës të cilës nga era e fuqishme i ka rënë konstruksioni i kulmit, theksoi drejtori i kësaj shkolle Zejni Fejzullahu. Siç ka thënë Fejzullahu, për fat të mirë është shmangur tragjedia sepse nxënësit gjys ore para erës së fortë kanë përfunduar mësimin dhe kanë lëshuar shkollën.

Sipas vlërësimeve të para, dëmi është rreth 5 milion dinarë, ndërsa administrata shkollore për ndihmë do t`i drejtohet edhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Siç shkruhet në ueb faqen e komunës së Bujanocit, komuna e Bujanocit do të marrë hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i procesit normal mësimore në këtë shkollë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака