Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka hapur konkursin për ndarjen e mjeteve nga buxheti i saj për projektet me interes të përbashkët shoqëror.Sipas komisionit për ndarjen e mjeteve të drejtë për të aplikuar në konkurs kanë të gjitha organizatat shoqërore…
Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka hapur konkursin për ndarjen e mjeteve nga buxheti i saj për projektet me interes të përbashkët shoqëror.Sipas komisionit për ndarjen e mjeteve të drejtë për të aplikuar në konkurs kanë të gjitha organizatat shoqërore, sociale-humanitare dhe organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Serbisë e që selinë dhe aktivitetin e tyre e kanë në komunën e Bujanocit.
Aplikacioni me dokumentacionin përkatës duhet të dërgohet më së voni deri më 14 qershor në orën 15h, në ndërtesën e administratës komunale
Shuma maksimale që mund të aplikohet me projekt është 250 mijë dinarë.
Burimi: Jugmedia