Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka publikuar një ftesë publike për punëdhënësit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Programin e praktikës profesionale.
Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka publikuar një ftesë publike për punëdhënësit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Programin e praktikës profesionale.
Për këtë qëllim, vetëqeverisja lokale ka siguruar 18 milion dinarë.
Programi i praktikës do të zgjasë deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje superiore, deri në 9 muaj për praktikantët me përgatitje të lartë profesionale dhe 6 muaj të cilët kanë të kryer shkollën e mesme.
Gjatë praktikës profesionale, Komuna e Bujanocit do t'i paguajë punëdhënësit fondet për pagesën e personave të punësuar, dmth 25,000 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje profesionale superiore, 21.000 për personat me përgatitje të lartë profesionale dhe 18.000 dinarë për persona me përgaditje të mesme.
Duhet të kujtojmë se qeverisja lokale shfuqizoi një pjesë të programit të praktikës profesionale vitin e kaluar, duke i lënë praktikantet vetëm në Qendrën shëndetësore, farmaci dhe Entin parashkollor, siç shpjegoi kryetari i komunës Nagip Arifi, për shkak të mungesës së parave në buxhet.
Të drejtën e pjesëmarrjes në program e kanë punëdhënësit nga territori i komunës së Bujanocit, edhe atë: Institucionet e arsimit, ndërmarrjeve publike dhe entet publike, ku themelues është komuna e Bujanocit, organet shtetrore, si dhe punëdhënsit nga sektori i ekonomis, thuhet në tekstin e konkursit.
Thirrja publike është e hapur deri më 26 mars.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues