Jugpress / Bujanoc-Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se prioriteti më i lartë i vetëqeverisjes lokale në Bujanoc është zhvillimi ekonomik, duke shtuar se kjo është e vetmja mënyrë për stabilitetin politik. Ai tha se koalicioni aktual në Bujanoc funksionon mire dhe hodhi poshtë të gjitha spekulimet për një ndryshim e koalicionit në pushtet.
Jugpress / Bujanoc-Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se prioriteti më i lartë i vetëqeverisjes lokale në Bujanoc është zhvillimi ekonomik, duke shtuar se kjo është e vetmja mënyrë për stabilitetin politik.
Ai tha se koalicioni aktual në Bujanoc funksionon mire dhe hodhi poshtë të gjitha spekulimet për një ndryshim e koalicionit në pushtet.
Ne jemi në lidhje të përhershme me partnerët tanë të koalicionit, ne punojmë si një ekip dhe ne skemi pasur asnjë problem që prej formimit të koalicionit në Bujanoc.Gjithçka që vendosët në këshillin komunal dhe në seancat e kuvendit është rezultat i marrëveshjes tonë ", ka thënë Arifi.
Kur u pyetën se çfarë mund të pritet nga ribalanci i buxhetit, Arifi tha se çështja është duke u trajtuar, duke shtuar se pavarësisht mungesës së burimeve financiare, disa projekte janë duke u zbatuar në Bujanoc.
„Jemi duke punuar në asfaltimin e rrugës në fshatra Klinovc, Krshevic dhe Brnjare, kemi pruar vendimin edhe për ujsjellsin. Javën e kaluar kemi kryer asfaltimin e rrugës në Samolicë, Jemi duke punuar edhe disa lagje nëpër komunën e Bujanocit. Prioritet e kemi asfaltimin e rrugës trnoc Breznic. Po punojm në rregullimin oborrit të shkollës së mesme “Sezai Suroi”, ku finansimi është marrur nga programi NIP. Megjithatë, kemi vështërsi finansiare, sepse punëkryesi i ka kryer punët 90 % , kurse mjetet nuk ju kanë bartur. I kemi edhe disa projekte të cilat i ka nënshkruar vetëqeverisja lokale dhe e dikurshmja Ministria për administrat shtetrore dhe vetqeverisje lokale, për të cilën kemi marrur vetë 10 % të mjeteve, si dhe Fondi për mbrojtjen e mjedisit jetsor. Ne kemi dërguar tash kërkesën Ministris së zhvillimit rajonal dhe vetqeversisjes lokale që të transmetoj paratë” , ka thënë Arifi.