Medvegjë – Pas një vonese të shkurtër për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore, janë vazhduar punimet në rrugën anësore rreth Medvegjës, e cila vlerë është 20 milionë dinarë, është thënë në komunikatën e vetqeverisjes lokale.

Dragan Koviniq, shefi i kompanisë Trace PZP në Vrajë, e cila është punëkryerse e punimeve, ka thënë se kjo kompani bën gjithçka çka mundet në mënyrë që punimet që kanë filluar në kohë të kryhen, përkatësisht 60 ditë nga fillimi i tyre, përshkak të kohës së ardhshme të ftohtë të dimrit.
Është duke u punuar në infrastrukturën e plotë rrugore, e cila përfshinë ujësjellsin, ndriçimin publik, kanalizimin dhe kanalizimin atmosferik.
“Shiu i cili ditëve të shkuara ka rënë, ka vërshuar terrenin, por shpresojmë që të thahet në mënyrë që të rrespektohet dinamika e punimeve, për të cilën jemi dakorduar me përfaqësuesit e vetqeverisjes lokaleĆ, tha shefi i ndërtimeve.
Projekti financohet me mjetet e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në prej prej 11 milionë dinarë, ndërsa pjesën tjetër e financon komuna e Medvegjës, e cila është edhe investitore e projektit.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues