Bujanoc – Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, të hënën caktoi seancën e Shtabit të Emergjencave në ora 12, ndërsa rreth masat që do të merren për të adresuar gjendjen e jashtëzakonshme në vend:
Bujanoc – Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, të hënën caktoi seancën e Shtabit të Emergjencave në ora 12, ndërsa rreth masat që do të merren për të adresuar gjendjen e jashtëzakonshme në vend:
“Orari i punës i vetqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve dhe institucionet publike do të jetë prej 8 deri 14. Po ashtu shkurtohet edhe orari i punës në objektet hotelerike, por kufizimin e saktë do të përcaktohet në seancën e Shtabit, si dhe masat e tjera që do të zbatohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Kamberi.
Ai shtoi se JP Komunalia do të merrë një urdhër për të larë të paktën rrugën kryesore dhe theksoi se nga Qeveria e Republikës së Serbisë është në pritje të rekomandimeve të paralajmruara.
Ministri i shëndetësisë Zlatibor Lonçar tha për RTS se pacientët nuk do të duhet të rinovojnë recetat e tyre me mjekun e tyre të zgjedhur, por recetat për terapi të rregullt do të ishin të vlefshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Në mëngjesin e të hënës ueb portali Bujanovaçke njoftoi se si do të zhvillohet mësemi në teritorin e Bujanocit në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe. (https://bujanovacke.co.rs/2020/03/16/svi-ucenici-u-bujanovcu-nastavu-ce-pratiti-preko-tv-i-online/ ).
Në qytetin fqinj të Vrajës nga sot është ndaluar plotësisht puna e objekteve hotelerike përveç terracave verore.
Në Bujanoc nuk ka persona të dyshuar me koronavirus, ndërsa në territorin e Republikës së Serbisë deri të henën janë paraqitur 55 raste, 7 më shumë se të dielen.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues