Bujanoc, Preshevë – Në qendrat për pranim në Vrajë dhe Bujanoc ka filluar vaksinimi kundër fruthit. Në Vrajë janë vaksinuar 28 fëmijë, ndërsa në Bujanoc 25, ndërsa bëhet fjalë për fëmijët deri në vitin e dytë dhe parashkollorëve.
Bujanoc, Preshevë – Në qendrat për pranim në Vrajë dhe Bujanoc ka filluar vaksinimi kundër fruthit. Në Vrajë janë vaksinuar 28 fëmijë, ndërsa në Bujanoc 25, ndërsa bëhet fjalë për fëmijët deri në vitin e dytë dhe parashkollorëve.
Në Qendrën për Pranim në Vrajë momentalisht janë 130 emigrantë, më shumë njerëz familjarë me fëmijë. Shkollarët janë vaksionuar në periudhën e kaluar. Në gjatë nga shtatë komuna të Rrethit të Pçinjës në fuqi është epidemia, ndërsa nga fillimi i javës numri i të sumuarve është në stagnim. Sipas të dhënae të Entit për Shëndet Publik në Rrethin e Pçinjës nga tetori deri më tani janë sëmurë 606 persona nga fruthi. Në mesin e emigrantëve në qendrat e pranimit nuk ka të sëmurë. Ivana Nikoliq, mjeke në ambulancë në Qendrën për Pranim thotë se përgjigjja ka qenë në nivel të kënaqur, dhe të gjithë të mënyrë të rregullt janë informuar dhe kanë qenë shumë të interesuar.
„Gjatë orëve të mëngjesit ata erdhën në ambulancë për të ditur nëse ekipet kishin ardhur për të vaksinuar fëmijët e tyre ", tha Nikoliq.
Në ditën e fundit të majit, fëmijët nga qendrat e pranimit do të vaksinohen në Preshevë dhe Bosilegrad.
Imunizimi u organizua nga Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Institutit për Shëndet Publik të Serbisë "Dr Milan Jovanoviq Batut". Vaksinat janë donacion e Mjekëve pa Kufij.
Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues