Medvegjë – Vaksinimi masiv ka filluar në territorin e komunës së Medvegjës, ku imunizimi i qytetarëve kryhet në tre pika, në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë, Banjë Sijarinës dhe Lece. Deri të premten, mbi 200 banorë të komunës Medvegjës kishin marrë vaksinën kineze.

"Tani për tani, ne jemi të kënaqur me përgjigjen e qytetarëve, procesi i vaksinimit po shkon normalisht, dhe javën e fundit kemi pasur vetëm një pozitiv që ka dalur me virusin korona, i cili është një lajm i mrekullueshëm," tha Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjë.
Ai shtoi se interesimi i qytetarëve është i madh dhe se midis të interesuarve ka anëtarë të brezave të vjetër dhe të rinj.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues