Shoqata e studentëve teknikë të Evropës – BEST Nish organizon panairin epunës dhe praktikave profesionale " Job Fair 2021 – Kariera jote fillon këtu!
Shoqata e studentëve teknikë të Evropës – BEST Nish organizon panairin epunës dhe praktikave profesionale " Job Fair 2021 – Kariera jote fillon këtu!
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është t'u japë studentëve, të diplomuarëve një shans për të hyrë në kontakt me punëdhënësit dhe kështu të bëhet më lehtë për ta që të kërkojnë përvojë pune. Panairi do të mbahet më 22 dhe 23 Mars 2021 në platformën që mund ta gjeni në faqen tonë të poshtëpërmendur
Vizitorëve në panair u jepet mundësia të hyjnë në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësues të kompanive, të cilët kërkojnë staf të ri, ambicioz dhe shumë të kualifikuar, dhe personalisht të sigurojnë që biografia e tyre të spikasë.
Vizitorët në panair do të jenë gjithashtu në gjendje të marin pjesë në punëtori, forume dhe prezantime falas nga kompanitë pjesëmarrëse. BEST Nish po përpiqet të motivojë të gjithë ata që kërkojnë një punë për të qenë aktiv, sepse ndoshta në këtë panair ata do të marrin punën për të cilën janë të pregaditur.
Më shumë informacion në lidhje me panairin dhe përmbajtjen e tij, si dhe të gjitha të rejat për kompanitë dhe sponsorët, mund të gjenden në faqen zyrtare të panairit www.jobfairnis.rs.
Në të njëjtën faqe, të gjithë të interesuarit mund të ndërmarin hapat e parë drejt gjetjes së një pune duke lënë CV-në e tyre në bazën e të dhënave elektronike. Baza e të dhënave do të jetë në dispozicion për të gjitha kompanitë pjesëmarëse në panair, pas së cilës ata do të jenë në gjendje të zgjedhin stafin, profili i të cilit u përshtatet më shumë.
Të gjitha të dhënat e mbetura në bazën e të dhënave CV do të ruhen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale
Burimi: NajStudent.com dhe Trupi koordinues