Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Komisioni Zgjedhor Republikan (RIK) ka shpallur pesë lista elektorale për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Komisioni Zgjedhor Republikan (RIK) ka shpallur pesë lista elektorale për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Sipas kohës së shpalljes në vendin e parë në fletën e votimit do të jetë Alternativa për Ndryshim (APN) lideri i së cilës është kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, dhe e dyta do të jetë Partia Demokratike (PD), kryetari i së cilës është Nagip Arifi.
Nën numrin tre në fletën e votimit do të jetë Partia për Veprim Demokratik (PVD), lideri i së cilës kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili është zgjedhur lider i PVD dy javë më parë, duke zëvendësuar themeluesin dhe kryetarin partisë Riza Halimi, i cili ishte në këtë pozitë për disa vite.
Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, lideri i së cilës është kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Sami Salihu, do të jetë në vendin e katërt në fletën e votimit, ndërsa në numrin pesë do të jetë Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH), lideri i së cilës Ragmi Mustafa.
Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues